PS ne kerkim te deshperuar te shumices

Home » Aktualitet » PS ne kerkim te deshperuar te shumices

By edi on June 17, 2016. No Comments

FB_IMG_1463437731244LSI duke pasur parim kryesor qendrim e perhershem ne Pozite nuk mund te konsiderohet nje aleat i perheshem dhe stabel. E kam thene shume here, se LSI eshte nje parti qe nuk bazohet ne linjat ideologjike dhe elektorati i saj bazohet vetem mbi punesimin. Pra, elektorati i LSI lidhet vetem me pushtetin e kjo nenkupton se ate dite qe LSI del ne Opozite, po ate dite ajo rrezikon ekzistencen e saj politike.
LSI po mban nje qendrim prej moderatori ne lidhje me miratimin e reformes ne Drejtesi, por ne fakt LSI po jep sinjalet e para per nje prishje koalicioni me PS dhe nje afrim real me PD.
Rama ben presion politik kunder PD per reformen ne drejtesi edhe pse ajo nuk ka forcen e numerave per ta bere. Rama u perpoq me te gjitha menyrat per te deshmuar se aleati LSI eshte i palekundur e si per ta vertetuar kete pa paralajmerim mori edhe Vasilin ne takimin me Bashen. Berisha reagoi menjehere duke e konsideruar nga Rama si shkelje protokolli.
Situata ndryshoje menjehere pas pezullimit te Drejtorit te Pergjithshem te Policise dhe Meta reagoi duke kritikuar sulmin e Tahirit kunder gjykatesit. Ky ishte sinjali i pare i Metes kunder kapjes se drejtesise dhe nje reforme te njeashme ne drejtesi.
Ne kete realitet te ri, Rama zbuti qendrimet e tij e filloje te ushtroje presion kunder LSI me referendumin apo zgjedhje te parakohshme. Po ashtu PS per te zevendesuar LSI, po kerkon aleatet e vjeter si Gjinushi.
E kam thene edhe me pare se tashme po vjen momenti qe Rama te paguaje haracin e gabimeve te tij politike qe perhire te vertetes nuk gjejne asnje shpjegim racional.
Se pari, Rama eshte fajtori kryesore e forcimit politik te LSI. Bashkeqeverja e PS me LSI ishte ne dem te PS, sepse per interesa te ngushta te disa drejtuesve, LSI mori me shume se 50% te pushtetit.
Nje rast tipik i kesaj eshte Lezha e nje dite per kete duhet te jap shpjegime Rama dhe Kodheli. Nese neser behen zgjedhjet Parlamentare ne Lezhe, LSI merr dy deputete e PS me shume mundime mund te siguroje nje mandat.
Problem tjeter madhore i Rames nuk eshte rekuperimi i aleateve te vjeter qe skane asnje vlere elektorale, por krisja e brendshme e PS per shkak te menefregizmit te Rames. Largimi i Ndocaj, Hafizit e Blushit do i kushtojne shume PS.
Keto krisje do te ishin evituar nese Rama nuk sillej prej nje diktatori te pameshirshem (politikish). Asgje nuk do i kushtonte politisht qe fromalishte te bente zgjedhjet per Kreun e PS si dhe te kenaqte kerkesat politike te Ndocaj dhe Blushit.
Perpjekjet e Rames jame tashme te kota dhe ndoshta po vjen momenti te paguaj nga gabimet e tij politike. Situate aktuale nuk premton asgje ne favor te PS.

A. Daci

Leave a Reply