Reforma në drejtësi emergjencë kombëtare

Home » Aktualitet » Reforma në drejtësi emergjencë kombëtare

By edi on June 11, 2016. No Comments

1779698_979790785435544_3245523632510886033_nReforma në drejtësi është togfjalëshi i ditës dhe nuk ka ndonjë filozofi të madhe për ta kuptuar pse. Sot, kemi një situatë shumë të rëndë për pavarësinë e institucioneve dhe Shtetin e së Drejtës, sepse kemi një Kryeministër dhe një Ministër që quajnë “killer” nga mëngjesi deri në darkë një gjykatës e këtë e bëjnë vetëm për faktin se ky i fundit ka pezulluar Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë e sigurisht ky pezullim nuk ka ardhur për shkak të preferencave politike, por pas hetimeve konkrete dhe duke ndjekur një procedurë ligjore. Askush nuk e analizon rëndesën e këtij deklaratave që shembi në themel Shtetin e së Drejtës dhe Pavarësinë e institucioneve.
Sot, Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka bërë një kallëzim penal për Ministrin e Brendshëm dhe ky është një sinjal i mirë, që vërteton dëshirën dhe forcën për të qenë të pavarur institucionet si dhe dëshirën e sistemit të drejtësisë për tu mos u nënshtruar nga Ekzekutivi e nga politika, pasi këto dy të fundit në Shqipëri janë një.
Reforma në Drejtësi është një emergjencë kombëtar për të ndarë krimin nga politika, ekzekutivin nga drejtësia dhe mbi të gjitha për të forcuar Drejtësinë përballë sistemeve të tjera. Pa këtë reformë në drejtësi, Shteti i së Drejtës është në një rrezik real duke u përfshirë në mekanizma politik që kanë një qëllim të vetëm ta kontrollojnë dhe ta nënshtrojnë atë.
Reforma në Drejtësi po rapatet krejt palidhje mes Opozitës dhe Pozitës, por ato që e paguajnë këtë janë qytetarët e thjeshtë që kanë nevojë për një sistem drejtësie të shëndosh. Meta, duket se përsëri kërkon të luaj një rol të rëndësishëm në proceset e politikës dhe jo vetëm ne vend. Ai, në moment krejt papritur u distancua nga reagimet e Ramës dhe Tahirit që kanë bërë kundër gjykatësit dhe sistemit të drejtësisë. Ai ritheksojë se parimi i pavarësisë së institucioneve është kryesori në shtetet demokratike.
Po ashtu Meta, edhe pse u përjashtuar nga takimi mes Ramës dhe Bashës, ai krejt papritur i bëri vetë thirrje Bashës për tu takuar. Duhet të theksojmë se LSI sot në Parlament është një faktor i rëndësishëm për shkak të numrave dhe nëse LSI arrin një marrëveshje me PD për votimin e reformës, kjo marrëveshje përkthehet automatikisht në marrëveshje edhe për të qeverisur së bashku.
Takimi Basha e Meta do të jetë një sinjal i rëndësishëm për Ramën dhe PS dhe mund të përcaktoj fatet e ardhshme të qeverisjes së vendit.

A. Daci

Leave a Reply