3 oficerë policie të vrarë në Luiziana të SHBA-ve

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë tronditur sërish nga një ngjarje e rëndë. 3 oficerë policie raportohen se janë vrarë në një përplasje me armë në qytezën e Baton Rouge në Luiziana. Lajmi u konfirmua nga kryebashkiaku i qytezës i cili tha se ngjarja është ende e paqartë, por sipas informacioneve të tij janë vrarë 3 efektivë policie. Ai tha ngjarja po hetohet dhe se nuk kishte të dhëna për autorët e kësaj ngjarjeje megjithëse nënvizoi se një nga autorët është vrarë.Dy te tjere jane ne kerkim nga policia.