GURI MUR NË PALÇ, QËNDRESA E MALËSISË GJAKOVËS E DUKAGJINIT.

 

 

 

Nga: Agron Prebibaj

 

 

Jo larg, por afër përmbi Dri, ndodhet një pëllëmbë tokë dardane e pagëzuar me emrin Palçi i Merturit, pasuri e Malësisë së Gjakovës dhe miqësisë Dukagjinase.

Krahinat për rreth e njohin shumë mirë emrin e fshatit Palç, të tjerët më larg njohin vetëm historitë, qëndresën e personazhet duke i etiketuar ato pasuri si të Nikaj-Merturit, Tropojës apo edhe Dukagjinit, gjë e cila nuk ka asgjë të keqe por vetëm pasuri për trevën e njohur më shumë nga publiku. Por do të ishte shumë më mirë jo vetëm nga gazetarët, një detyrim akoma më i madh për studiuesit, historianët, etj, të përcaktohej jo vetëm fshati por edhe vendi i ngushtë i ngjarjes historike për i individin e famshëm në të gjitha hapsirat.

Çështë e vërteta, fshati Palç është një nga fshatrat më të vogla me popullsi e territor të Malsisë së Gjakovës(Tropoja) porse sigurisht mbetet në 3 apo 4 fshatrat e parë në pasurinë e historisë, traditave, zakoneve, humanizmit ndërsa frymëzimi i harmonisë vëllazërore mbetet i parë, një bekim ky ndoshta i dhuruar nga Zoti veçmas për Palçnoret. Vetem në Palç nuk konstatohet djall, vetem aty edhe nëse lind djalli ai vdes i vetmuar pa patur nevojë për tu përzënë.

Unë i përkas asaj zone, ndaj dhe këto vitet e fundit jam interesuar të njoh më afër duke i prekur historitë e Nikaj-Mërturit si pjesë e Malësisë së Mirë(Tropoja), jam mjaft krenar me të gjitha pasi mbizotërojnë të mirat, mrekullitë më të mira njerëzore, asnjëherë pa mohuar se kemi prodhuar edhe djaj të sëmurë të cilët nuk shërohen e trashëgojnë vese jo shumë shkatërruese por të dëmshme.

Pas një shikimi të lehtë në 200 vitet e fundit i vetmi fshat i Malësisë së Gjakovës që nuk prodhon djallë është Palçi i Merturit, vetem atij asnjëherë nuk është shkelur besa(barometri bazë), vetem aty është qëndruar deri në vdekje, vetem aty miku ndihet si në shtëpinë e vet, vetem burrat e gratë e tyre nuk kanë bërë kurrë kompromis anti-njerëzor, vetem ata vdesin për liri, vetem ata kanë elitë Parisiene duke predikuar përveç të vetave edhe kulturat greke, romake e vlerësim për kulturën më larg.

Një fshat i vogël por shumë i pasur me histori, njësoj si Shqipëria jonë e dashur e vogël por mjaft e pasur me histori duke lënë pas kombe me popullsi mbi 70 milionëshe.

Nacionalizmi i shëndoshë me qëllim frymëzimin e brezave për vendlindjen ndëpërmjet shoqatës së tyre të drejtuar nga biznesmeni i nderuar Pashk Preka, i mbeldh Palçnoret me miq, nipa e mbesa në javën e parë të korrikut atje, atje ku lindin ata të parët e tyre.

Nuk është detyrim të ngjitesh në Palç në festën e përvitshme por është ndjenjë për secilin për rreth e ngrohtësi për ata më larg, pasi këtu ndizet pishtari i zanave e fillon shtegëtimin nga krahët për në Malësinë e Mirë(Tropojë), Dukagjin për ta ngjitur pishtarin në Curraj Epër në shtegtimin e bjeshkëve të Namuna e trojet shqiptare.

Ata kanë vendosur të bashkohen çdo vit për të kujtuar martirët e tyre në luftrat e drejta për liri e dinjitet.sikurse vlerësojnë personalitetet e të gjitha kohërave. Ata kujtojnë betejën më të madhe të Malësisë së Gjakovës e Dukagjinit ndaj pushtimit Osman, një betejë e fituar e njohur kjo si disfatë për Turçit. Rezistenca te Guri Mur, i quajtur guri fatal për pushtuesin ishte suksesi i dytë më i madh në Shqipëri pas vdekjes së Gj. Kastriotit. Kjo betëjë e fituar me zgjaursi më shumë sesa me organizim e forca njerëzore duhet të kishte një tribun si Man Avdia(Vojvoda i Merturit) i cili pasi çoi zanin në Salcë e Brisë, ju drejtua stuhisë së Shalës e Shoshit, si rezultat mori mbështetjen e duke shpartalluar përfundimisht ushtrinë osmane. Një mendimtar e strateg i cili gjen mbështetje nga Dukagjini duke u ndërprerë festën e Shqurkut është ky tribuni i Palçit, pasi nuk ishte fort e lehtë, duhet theksuar se nuk kishin as mbështetjen e Nikajve, pasi Nikajt në atë kohë u përgjigjeshin vargjeve të Çajupit- “Burrat nën hije lozin kuvendojnë…”

Patjetër se luftrat kanë edhe gjak, kjo lufta në kodrat e Palçit nuk ishte si filmat e kohës së shokut Enver, ku plagosej vetem një partizan kurse gjermanët vriteshin me qindra. Ajo çfarë të bën të ndjesh është lufta gra e burra(krenaria Malësore), vriten Zojë Markja, Lulë Sylja e Prel Muzlia mbetet i plagosur Mark Babuni, e disa të tjerë nga Dukagjini.

Patjeter stol-rezistenca e 1910, nuk ishte e para as e fundit për Palçin, pasi kalvari i vuajtjeve e gëzimeve do të ishte përpara, luftrat ndaj pushtuesve të tjerë, por ajo çfarë do të ishte më e dhimbshme është përjetimi i luftës ndër shqiptarë komunistë e demokratë, ku fitues do të ishte e keqja jo vetem për Palçin por për kombin.

Edhe në betejën antikomuniste burrat e Palçit u rreshtuan në krah të drejtë i cili tashmë do humbiste, pasi Shqipëria ishte rreshtuar në krahun e djallit, duke pushkatuar barbarisht Fete Sadikun e shoqëruar me arratisjen e Zef Binakut, të cilën e pason akoma me rezistencen e tij në protesten e parë në burgjet shqiptare në Qafë Bari Sokol Sokoli i cili pushkatohet. Asnjëherë të sosur qëndresat e luftrat e Palçit “në çmendurinë e tyre”

Isuf e Bardhosh Gërvalla në luftën e fundit në Kosovë legjenda Mark Avdyli e Princ Avdyli. Persa i përket kohës së diktaturës komuniste edhe Palçi detyrimisht do të zbutej, pasi sistemi nuk pyeste për ndergjegje por ishte detyrim.

 

 

 

ELITA E PALÇIT, PASON HISTORINË

 

Në Palç Kisha e shkolla ishin binjake me një qëllim të vetëm, paisjen e njerëzve me dije e besim në Zot, duke i mësuar ata me shkrim e këndim(lexim), një mesazh ky i fortë për të ardhme jo vetem për Palç, Brisë e Salcë por më gjerë.

Ndër vite mjaft e pasur me elitë intelektuale, ku vjen mjeku i parë për Nikaj-Merturin i ndjeri Zef Buja arsimtarët e parë Mark Lush Pera, Marte Muzlia, Mhill Ndreu etj, me specialistë bujqësie Agronom Ndoc Geci, Prel Geci të pasuar nga Gjokë Malaj etj. Në Palç ka lindur Drejtori i Pyjeve e ish prefekti Kolë Malaj, aty dhe në Salcë ka drejtuar arsimin Kolë Buja, një personalitet i nderuar i arsimit në shkollën e mesme të zonës është prof. Mark Sokoli, Pjeter Uka, mësuesit e ciklit të ulët Lazer Malaj, Lena Mrishaj(Geci), Mari Sokoli. Ashtu sikurse duhet vlerësuar edhe ish kryetari i komunës Lekbibaj z. Pjeter Ndoja e plotë të tjerë. Një vlerësim për punën e tyre humane kanë doktorët Gëzim Prela, Tone Sokoli, Rajmonda Kolpepa e duhet kujtuar me respekt doktori i zonës Dr. Martin Toma. Nuk mund të lë pa veçuar kollosin e këngës popullore këngëtarin Zef Beka biri i Palçit i cili tashmë është këmbëkryq në çdo vatër shqiptare me zërin e tij të mrekullueshëm e melodioz, vertetë krenaria e gjithë veriut.

 

 

 

DITA E PALÇIT, PREKJE NJERËZORE!

 

Ajo çfare më shtyu të bëja këtë përshkrim për Palçin është dita e tyre e nacionalizmit

Shëndoshë. Mësova se kishin dalë shumë por jo të gjithë, aty kishte nipa e mbesa, miq e mysafirë nga Mirdita, Dukagjini e Kosova. Ajo çka lartësoi festën e tyre ishte Mesha e Priftit për martirët, risia, pjesëmarrja e të rinjëve. Kjo festë e fshatit të vogël e me histori të pasur(Palç) u shoqërua me këngë, valle e recitime.

Ajo çfarë më mbeti peng edhe këtë vit ishte mos prania ime në këtë festë pasi këtë radhë më kanë ngacmuar të gjithë miqtë e mi nga Palçi, më ngacmuesit janë: Pashk Preka, Kolë Buja, Nikollë Merturi(Kosovë), vllezërit Nikoll, Dhimiter e Sokol Muslia, Ded Uka etj, për të cilët do ngrej një “padi“ pasi më kanë thënë: by… pambuk tirone, ti je mësuar me ujë trume, hajde e rri me burra etj, etj sikurse avokati im do të jetë politikani i nderuar Dhimiter Muslia.

Unë nuk do merrem me këta që më kanë ngacmuar, pasi mora vesh se kanë ardhur në Tiranë, por përshëndetja ime e veçantë do shkojë për pritësit: Afrim Gjergji, Prek Ndou, Geg e Prek Gjoka.

Patjeter se do lë shumë mangut, për të më pasuar dikush tjeter më mirë, por për të mos e mbyllur as unë më kaq.