Dashuria e Ramës me “Mjaftin” dhe urrejtja e tij për socialistët tradicional 

alban-daciNuk ka dyshime se sot kemi dy rryma nën udhëheqjen e PS, kemi Partinë Socialiste të reformuar me shumë mundë nga Nano dhe brezi i ’90 dhe “Rilindjen” të mbushur me ish mjaftistët. Për të kuptuar cilësinë e lidershipi të Ramës duhet të bëjmë krahasimin e këtyre dy rrymave.

Partia Socialiste me shumë mund u reformua pas viteve ’90 falë kontributit të Nanos, Kastriot Islamit, Meidanit, Majkos, Ramës, Dokles, Pllumit, Rukës e mjaft  të tjerëve.

Megjithatë, rolin kryesor të modernizimit dhe të transformimit të PS  në një forcë progresiste e pati Nano, i cili mund të cilësohet si lideri më tolerant i tranzicionit.

Partia Socialiste identifikohen me filozofinë dhe ideologjinë e saj të majtë, për vlera intelektuale e për frymën e evropiane. Për shkak të këtyre karakteristike mbeti forca kryesore politike për 25 vite tranzicion e po ashtu falë natyrës së tolerante të Nanos mbeti forcë solide me debate të hapura e me vizione të përbashkëta.  I Vetmi largim ishte grupi i Metës, por edhe ky vazhdoi të bashkëpunonte me PS e me Nanon sa kohë ishte Nano lider. Pra, edhe Meta e njihte Nanon si lider absolut të Majtës dhe nuk për këtë kishte respekt e mirënjohje.

Organizata Mjaft, lindi një lëvizje e shoqërisë civile, por që në të vërtetë ishte një lëvizje krejt anti-Nano. Pra, një lëvizje në atë kohë kundër PS! Çfarë kishin të përbashkët “Mjaft” dhe Rama? Sepse, ardhja e tyre tek PS ishte e telekomanduar, jo natyrale dhe katapultuar. Rama është integruar në PS dhe u bë në PS falë kontributit dhe tolerancës së Nanos.

Rama nuk kishte deklaruar asnjëherë se ishte ose se kishte qenë socialistë. Madje, këtë nuk e ka treguar edhe tani që është lider i PS! Nuk ka një deklaratë të Ramës në gjithë këto vite ku ai flet në numrin njëjës, koha e tashme duke thënë se: “Un, socialisti Rama”.

Fjalimet e Ramës janë tipike të një ekstremisti që flet për të tjerët në lidhje me Partinë Socialiste, por duke mos përfshirë vetën e kushte duke e përjashtuar atë! Fjalimet e Ramës po të dëgjohen me vëmendje edhe dikush që nuk kupton nga komunikimi politik e ka të thjeshtë të kuptoj se Rama është i huaj në Partinë Socialiste dhe s’ka asgjë të përbashkët me të, duke përfshirë edhe mungesën e vullnetit për tu deklaruar socialistë.

Rama jo vetëm që nuk është socialistë, por në fillim të viteve ’90 në shkrimet e tij  e ka dënuar ashpër socializmin qoftë si filozofi politike ashtu edhe si model qeverisje. Në këto rrethana, forcimi i pushtetit të tij në PS nuk mund të ishte në një rrymë me PS tradicionale, por i duhej një model i ri që do të ishte shumë pak i majtë.

Ky model kishte nevojë për një rrymë tjetër të natyrë ekstreme jo të majtë e kjo në atë kohë ishte organizata “Mjaft”.  Kështu, Rama filloi të katapultonte mjaftistët tek PS e kështu hodhi themelet e krijimit të “Rilindjes”, e cila më shumë ngjan me sekt fetar-politik, sesa me një lëvizje politike që ka një ideologji tradicionale siç ishte PS tradicionale.

Tani të bëjmë ca krahasime mes vlerave njerëzore të “Mjaftit” dhe të PS. Rama, zgjodhi të luftonte njerëz që kishin peshë, rol dhe reputacion në shoqëri. Kështu, ai largojë Arben Malaj, një person me shumë reputacion politik në Vlorë, profesor shumë i njohur financash edhe në nivel ndërkombëtar. Mori Erjon Velinë, njeri pa diplomë të shkollës së lartë, asnjë ditë s’ka punuar, drejtues i “Mjaftit”. Arben Malaj me shumë peshë në elektorat, Erjon Veliaj pa logën e PS nuk bëhej as kryeplak lagjeje.

Edi Rama, largoi Kastriot Islamin, profesor i njohur edhe në nivel ndërkombëtar, themelues e modernizues i PS, njeri me shumë reputacion në shoqëri.

Rama, mori Endri Fugën, njeri pa diplomë të shkollës së lartë, asnjëherë s’ka punuar më parë. Reputacion elektorati ka zero.

Edi Rama, largoi Tom Doshin, biznesmen shumë i rëndësishëm, më shumë peshë në ekonominë shqiptar, njeri që ka dhënë kontribute të jashtëzakonshme në Shkodër dhe simboli i fitoreve të PS. Rama, afroi Ditmir Bushatin, një jurist të ri, me asnjë lloj impakti politik në Shkodër dhe më gjerë. Nëse do të ishte sistem maxhoritar, sot Bushati nuk do të ishte as deputet.

Edi Rama, largoi Eduart Ndocaj, biznesmen i suksesshëm në Itali, njeri me kontribute të rëndësishme në për shqiptarët në Itali dhe Shqipëri. Po ashtu Eduart Ndocaj është njeri me peshë dhe me shumë reputacion në krejt qarkun e Lezhës. Edi Rama ka afruar e Arbër Maznikun, po edhe ai pa arsim të lartë, me zero reputacion e peshë politike e sociale në Shqipëri. Me zero eksperiencë pune. Nëse ndonjëherë vendos të kandidojë, Mazniku nuk bëhet as kryeplak lagjeje.

Edi Rama, largoi Ben Blushin, një figurë mjaft e rëndësishme e PS tradicionale, njeri me vlera të larta intelektuale, shkrimtar shumë i njohur dhe me peshë të konsiderueshme elektorale në Elbasan dhe më gjerë. Edi Rama, ka afruar një tjetër ish majtist që as nuk ja vlen të krahasohet me vlerat e Blushit!

Edi Rama, largoi Hafizin, një pedagoge e përgatitur dhe një zonjë shumë e respektuar në Shkodër. Rama, ka afruar dhe bëri Ministre Arsimi, Lindita Nikollën, ish mësuese dhe asgjë më shumë, me diplomë të Kristalit!

Këto paralelizmat mes PS tradicionale dhe “Mjaft” tregojnë cilësinë e lidershipit të Ramës dhe të ardhmen e logës së Rilindjes!

 

A. Daci