E fundit/Arrestohet Ilir Meta

Home » Aktualitet » E fundit/Arrestohet Ilir Meta

By edi on July 31, 2016. No Comments

13886360_1582675978693285_2760504479524105287_n
Prokurori i emëruar nga SHBA paraqitet në vilën e Metës në Gjir të Lalzit.
Ai në dorë mban një mandat ku shkruhet se Meta duhet të arrestohet për vjedhje.
Prokurori mahnitet nga vila e Metës dhe nuk gjen dot dhomën ku është kreu i LSI, sepse kishte dhoma pafundësisht. Dhoma të mbushur me flori, të mbushura me lekë, me tendera, me emërime nepotike.
Duke u ngjitur shkallëve të vilës, prokurori i urdhëruar edhe nga amerikanët thotë me vete: ore ky Meta duhet të ketë qenë një biznesmen i fuqishëm që ka ndërtuar gjithë këtë vilë.
Meta i frikësuar dhe strukur në dhomën që e kishte projektuar për pleqërinë tenton të marr në tel Ramen.
Rama i përgjigjet me sekretari: Kryeministri është me pushime në Dhermi ju lutem merreni ne tel në shtator.
Atëherë, Meta i dëshpëruar kërkon në tel Berishën, ai i përgjigjet: ma fute në 1998 dhe në 2013 e tani është radha ta fus unë!
Meta bën tentativën e fundit duke marrë në tel ambasadorin Lu e ky i fundit i çon një sms: mos kini frikë nga drejtësia se bashku e bëmë reformën në drejtësi.
Atëherë, Meta bën tentativën e fundit duke i besuar përrallës së LRI se ai është Mujo Ulqinaku e tenton të hidhet nga dritarja.
Me të hipur në dritare bëhet pishman e i thotë vetës: burgu për burra është e do e bej, sepse do të bëhem hero si Nano e shqiptarët do më duan më shumë!

(Satirë nga Eduart Ndocaj)

Leave a Reply