Erdogan shkatërroi unitetin e Turqisë

1468657445049_GettyImages_576538632Nga Alban Daci

Shteti turk ka disa karakteristika të rëndësishme në funksionimin e tij, por më e rëndësishmja që ka qenë deri më sot ka qenë uniteti kombëtar. Një përjashtim të vogël në këtë unitet janë kurdët që përbëjnë një çështje në vetë, por nuk ishin kurdët ata që e sulmuan dhe e dhunuan unitetin kombëtar.

Sot, Turqia ka pësuar një goditje të rëndë, është shkatërruar realisht shteti i së drejtës e de facto sot kemi një model të ri sulltanizmi. Tentativa e grushtit të shteti ka ardhur si pasojë e një politike jo koherente të Erdogan në planin e mbrendshëm në lidhje kurdët, por edhe të paqartë edhe në planin ndërkombëtar në marrëdhënie me të tjerët.

Është e turpshme që shumë persona po e trajtojnë procesin e pas grushtit të shtetit si një proces në tentativë për të rikthyer demokracinë. Termi demokraci dhe sidomos në rastin konkret sot në Turqi është relativ dhe nuk përfaqëson një model politik demokratik.

Erdogan nga një simbol i unitetit, ai sot e ka dhunuar deri në palcë unitetin e Turqisë që në ditët apo në vazhdim do të ketë plagë të pashërueshme. Kurrë nuk ka ndodhur që ushtarët turk, që ka simbolizuar vazhdimisht atdheun të sulmohen me gurë, të dhunohen e të priten në qafë nga qytetarët e tyre.

Nuk ka ndodhur asnjëherë më parë që ushtarët e kombit turk të dhunohen po nga turqit e të trajtohen në mënyrë c’njerëzore publikisht. Ushtarakët kanë qenë një simbol i rëndësishëm i turqisë, autoriteti dhe respekti për ta ka qenë i madh. Ndërsa nga so tata s’janë më asgjë.

Sot, si miqtë apo armiqtë e Turqisë panë me sytë e tyre, se Turqia është një vend shumë i brishtë. Po ashtu Erdogan me skenarin e tij të përdor pas tentativës për grusht shteti ka shkatërruar institucionet thuajse shekullore të Turqisë moderne të krijuar nga Ataturk. Ai ka shkatërruar sistemin e drejtësisë duket arrestuar mijëra gjykatës, ka shkatërruar Ushtrinë duke arrestuar gjeneral, major, oficer e po ashtu edhe drejtues të tjerë. Erdogan ka shkatërruan përfundimisht institucionet e pavarura. Plagët që Erdogan i ka hapur Turqisë nuk do të shërohen edhe për një shekull tjetër.

Nga sot Turqia është bërë një shtet që për arsye fetar vret qytetarët e saj e po ashtu është e gatshme të dhunojë konceptin e laicitetit. Ushtarakët e dhunuar dhe të vrarë sot do të jetë gjithmonë një arsye për hakmarrje. Erdogan nuk e ka fituar betejën e tij, nga sot ai sapo u ka hyrë telasheve që do i kushtojnë shumë ati si politikan, por më shumë do i kushtojnë Kombit turk. Sot, demokracia dhe pavarësia e institucionet të pavarura zyrtarisht kanë vdekur në Turqi.