Gallatasaraji mund Zyrihun, zhduket Armando Sadiku

Home » Aktualitet » Gallatasaraji mund Zyrihun, zhduket Armando Sadiku

By edi on July 17, 2016. No Comments

Miqësorja mes Gallatasarajit dhe Zyrihut, e luajtur sot në Zvicër, është mbyllur me fitoren 3-0 të skuadrës turke, por ajo që ka rënë në sy në këtë takim është fakti se në radhët e ekipit zviceran nuk figuronte Armando Sadiku.

Pas paraqitjes në Europian, sulmuesi shqiptar është kthyer në yllin e skuadrës që ka rënë në kategorinë e dytë zvicerane, por klubi po bën të pamundurën për ta shitur sa më shtrenjtë kartonin e tij.

Sadiku mungonte në formacionin titullar të sfidës së sotme, në të cilën luajti për 45 minutat e para mesfushori Burim Kukeli. Sulmuesi nuk u aktivizua as në vazhdimin e ndeshjes ndërsa nuk gjendej në listën e atyre që ishin lënë pushim nga trajneri Uli Forte për dëmtime apo mbingarkesë.

Duke pasur parasysh se përfaqësuesit e Sadikut kanë qenë gjatë kohëve të fundit në bisedime me shumë klube të ndryshme, nuk është aspak çudi nëse mosaktivizimi i tij në këtë duel ka lidhje me një transferim të mundshëm të sulmuesit. Vetëm dy ditë më parë ai luajti si titullar kundër Borusia Mynshengadbah, një prej skuadrave e cila përflitet se kërkon shërbimet e tij./panorama-sport./

Leave a Reply