Gjykatësja e Lartë, ja kush është Majlinda Andrea që kërkoi qëndrimin në burg të Tom Doshit

andrea
Me kërkesë të Prokurorisë së Përgjithshme, Gjykata e Lartë ka caktuar masën e sigurisë “pezullim nga detyra” për gjyqtaren e kësaj gjykate, Majlinda Andrea, e dyshuar për veprën penale të “Korrupsionit pasiv të gjyqtarëve….”.

Gjithashtu, Gjykata e Lartë ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” për bashkëshortin e gjyqtares, Odhise Andrea, si edhe për 3 shtetas të tjerë, të dyshuar për veprat penale të “Korrupsionit pasiv të gjyqtarëve….”, në bashkëpunim dhe “Korrupsionit aktiv të gjyqtarëve…”, në bashkëpunim.

Por Abc News bën të ditur se ndërkohë që kërkesa e Prokurorisë është paraqitur që dje, Gjykata e Lartë e ka firmosur ate vetëm sot, çfarë mund të jetë bërë shakk që gjyqtarja dhe burri is aj të largohen nga Shqipëria, sikurse edhe ka rezukltuar.

Ndërkohë, Majlinda Andrea ka qenë një prej anëtarëve të trupit gjykues të Gjykatës së Lartë që votoi kundër ndryshimit të masës së sigurisë për Tom Doshin.

Majlinda Andrea kërkoi që deputeti Doshi duhet të qëndronte në burg, në kuadër të akuzës për dëshmi të rreme lidhur me çështjen Meta-Doshi.

Në argumentimin e saj, ajo shpjegonte se ekziston rreziku i largimit të Doshit, se ai mund të vërë në rrezik marrjen ose vërtetësinë e provës dhe ka rrezik, për shkak të rrethanave të faktit dhe personalitetit të tij, të kryejë krime më të rënda apo të të njëjtit lloj me ato për të cilat procedohet.