Ish senatori amerikan DioGuardi i shkruan z. Ndocaj: Keni mbështetjen time në politikën tuaj e 4 Shtator do të jemi bashkë me 40 personalitete amerikane në lumturimin e Nënë Terezës dhe do të takohemi me Papën

Home » Aktualitet » Ish senatori amerikan DioGuardi i shkruan z. Ndocaj: Keni mbështetjen time në politikën tuaj e 4 Shtator do të jemi bashkë me 40 personalitete amerikane në lumturimin e Nënë Terezës dhe do të takohemi me Papën

By edi on July 20, 2016. No Comments

FB_IMG_1469018837397Ish senatori amerikan DioGuardi i shkruan z. Ndocaj: Keni mbështetjen time në politikën tuaj e 4 Shtator do të jemi bashkë me 40 personalitete amerikane në lumturimin e Nënë Terezës dhe do të takohemi me PapënIsh senatori DioGuardi e falënderon deputetin Ndocaj për qëndrimet e tij kundër Erdoganit, sepse Erdogan, kur ka parë foton e Skënderbeut në zyrën e Berishës ka thënë se ky është tradhtar. Berisha nuk bëri atë që bere ti duke e mbrojtur Skënderbeun, por e mori dhe e hoqi foton- shkruan DioGuardi në email.
Po ashtu Dioguardi e ka falënderuar deputetin Ndocaj për punën e madhe që bën si deputet i parlamentit për të sjellë drejtësinë, reformën në Drejtësi dhe luftën kundër korrupsionit.
Sipas DioGuardit reforma në Drejtësi është sfida më e madhe e Shqipërisë. Mbështetja që i bëni reformës në drejtësi siç kërkohet nga ambasadori amerikan Lu dhe Komisioni i BE është po aq e rëndësishme- shkruan DioGuardi.
Unë, ju përgëzoj për të gjithë çfarë keni bërë për të përmbushur reformën e rëndësishme të sistemit drejtësisë të Shqipërisë, sepse nëse nuk korrigjohet tani do të sjellë më shumë korrupsion- shkruan DioGuardi.

Po ashtu DioGuardi e mbyll emailin duke i thënë z. Ndocaj se do të jenë së bashku në Kanonizmin e Nënë Terez më 4 shtator në Vatikan. Z. Dioguardi do të jetë së bashku me z. Ndocaj dhe 40 personalitete të rëndësishme amerikan edhe në një pritje me Papën. Po ashtu do të bëjnë edhe disa vizita në vend-origjinën e DioGuardit “Katundi Greci” në Napoli!

Leave a Reply