Ndocaj: Kalaja është simbol qëndrese dhe jo vend motelesh

Home » Aktualitet » Ndocaj: Kalaja është simbol qëndrese dhe jo vend motelesh

By edi on July 24, 2016. No Comments

13718787_622439674590008_6483408931899575066_n

13612352_622439717923337_6652352310589433710_n

13707591_1580392432254973_1197993648076784915_n

13709812_622440061256636_2884939004499335386_n

13718787_622439674590008_6483408931899575066_n

13769410_1580392752254941_7298728892985028191_nDeklaratë: Kalaja është simbol qëndrese dhe jo vend motelesh

Denoncoj me forcon dhënien me koncesion të Kalasë së Lezhës. Ky koncesion parashikon që brenda në Kala të ketë ndërtime dhe aktivitete si restorante dhe hotel. Kalaja e Lezhës ka vlera të jashtëzakonshme historike që datojnë që nga antikiteti. Dhunimi i parë i Kalasë u tentua me vendosjen e pllakës së sulltan Sulejmanit! Dhunimi i dytë dhe ndoshta edhe më i rëndi tentativa për ta dhënë me koncesion.
I bëj thirrje Ministres Kumbaro të kushtojë vëmendjen që meriton ky objekt historik. I bëj thirrje z. Kumbaro të ndalojë dhënien me koncesion të Kalasë. Po ashtu siç e shikoni edhe në foto ndërtimet e paligjshme kanë rrethuar Kalanë.
Këto ndërtime janë lejuar nga administrata e mëparshme e Bashkisë së Lezhës. Kam denoncuar se janë dhënë lejë ndërtimi me kundërshtim me ligjin, sepse ato janë bërë në zonën e Kategorisë së Parë Arkeologjike. Kalaja e Lezhës nuk ka nevojë për motele apo ndërtime. Ajo ka nevojë për mirëmbajtje, për të filluar gërmimet arkeologjike, sepse shumica e territorit nuk është studiuar. Po ashtu Kalaja e Lezhës ka nevojë për promovime të rëndësishme turistike në guidad më të rëndësishme kombëtare dhe ndërkombëtare.
Po ashtu, ka nevojë për ndriçim, shtyllat që duhet të vendoseshin afër hyrjes së portës, ndezjen e ndriçimit që fillon nga poshtë qytetit. Po ashtu në gjithë Kalanë nuk ka edhe një çezme uji. Falënderoj Kryetarin aktual të Bashkisë që po bën një punë të mirë për të mbrojtur Kalanë!

Nga Eduart Ndocaj, deputet

Leave a Reply