Ndocaj: Manatia me dy deputetë e braktisur nga koalicioni qeverisës

41800035Për mua të parët janë qytetarët! Manatia është lënë në harresë!

Manatia është qytzë e meriton të cilëzohet e tij, sepse ka të paktën një histori 500 vjecare.

Manatia ishte aty para se të ishin shumë zona të tjera dhe vetë historia e Lezhës është edhe nga contributi i rëndësishëm i Manatisë.

Manatia është qytezë, sepse ajo ka qenë një mode vendimjarrje edhe para se të krijohej shteti shqiptar.

Manatia ishte vendi i kuvendeve, i kanuneve dhe një bajrak i rëndësishëm i Manatisë.

Manatia ka pasur një rol të jashtëzakonshëm në historisë e Lezhës dhe atë kombëtare.

Manatia është qytezë që ka pasur gjithmonë edhe në ditët e sotme një forcë të rëndësishme politike, ajo sot ka dy deputetë, por vazhdimisht edhe në të kaluarën ka nxjerrë shkrimtar, ambasador e njerëz të respektuar.

Manatia, ka qenë vendi i shtëpive fisnike, patriotike e nazionaliste që gjatë Regjimit u masakruan, internuan, pushkatuan dhe persekutuan.

Manatia ka qenë njohur vazhdimisht si një bastion i djathtë, për shkak të historisë së saj dhe marrëdhënieve të vështira me Regjimin.

Dihet se Regjimi nuk i kishte qejf shtëpitë e mira e sidomos mirditorët! Prandaj, Regjimi nuk mund të kishte marrëdhëniet të mira manatiasit, sepse shumica e tyre, shtëpi fisnike mirditore nuk u nënshtruan!

Manatia në 2013 falë angazhimit tim politik dhe familjes së time u kthye bastion i Majtë.

Në 2013 Edi Rama, Mimi Kodheli, Monika Kryemadhi e mjaft të tjerë bën fushatë duke bërë premtime të rëndësishme në gjithë Lezhë, shumë premtime bënë edhe në Manati.

Shumicae këtyre premtimeve kishte të bënte me punësimin, infrastrukturë.

U premtua rikonstruktimin rrugës, kanalesh, krijimin e një qendre urbane.

Megjithatë, sot në Manati nuk ka asnjë lloj investimi. Ajo është një ndër zonat më të persekuituara të Qarkut Lezhë dhe jo vetëm!

Nuk ka uji, dritat ndalen kur të duan, s’ka një rrugë, një trotuar, nuk ka ndriçim!

Mimi Kodheli nuk ka ardhur asnjëherë që nga 2013 në Manati. Krymadhi po ashtu s’ka ardhur asnjëherë e asnjëherë nuk ka ardhur as Rama!

Sot, Manatia të ngjan me një zotë të braktisur edhe pse ka dy deputetë.

Unë, Eduart Ndocaj kam bërë të pamundur për të bërë investime në Manati, por jo vetëm edhe në Lezhë e deri më sot nuk kam marrë asnjë përgjigje pozitive, ama kartonin e kërkojnë sa herë kanë nevojë. Kartoni s’ka asnjë vlerë nëse nuk përfaqësoj zonën dhe qytetarët që më kanë besuar!

Për mua qytetarët janë të parët, manatiasit e lezhjanët janë të parët! Shqiptarët janë të parët! Po mbaron  mandati kësaj Qeverie dhe akoma nuk është mbajtur asnjë premtim për Manatinë edhe për Lezhën.

Unë, me investimet e mia private jam mundur të jap kontributin tim, por ky kontribut nuk mund të krahasohet me forcën e Shtetit edhe pse deri tani për hir të së vërtetës, forca ime në përkrahje të qytetarëve ka qenë më e fortë se e Qeverisë!

 

Eduart Ndocaj