Qeverisja me Metën ka marr fund

Home » Aktualitet » Qeverisja me Metën ka marr fund

By edi on July 23, 2016. No Comments

alban-daciNga Alban Daci

Reforma në drejtësi ishte një betejë e gjatë e politikës shqiptare. Kjo betejë ishte krejt e natyrës për pushtet dhe aspak nuk lidhej me natyrën e draftit! Pra, Opozita e përdori reformën për të rrëzuar Ramën dhe për të marrë pushtetin! Kjo është e vërteta e madhe e gjithë historisë së procesit të negocimit dhe ratifikimit të reformës së drejtësisë. Pra, Opozita përdorin reformën me shpresën se Rama nuk do të gjente 94 vota për aprovimin e saj e kështu do të binte! Po gjërat ndryshuar në momentin kur ambasadori Lu, tregojë dhëmbet dhe vendosmërinë e tij për ta aprovuar reformën. Madje, puna dhe aktiviteti i ambasadorit Lu dhe ambasadores së BE, kam përshtypjen që do të mbahen gjatë në mendje e shtetit shqiptar dhe të shqiptarëve! Ambasadori Lu, hoqi totalisht dorashkak te një diplomati dhe për pak ditë u kthye lideri kryesor i politikës shqiptare. Ai drejtojë vetë personalisht protestën e shoqërisë civile para Kryesisë së Kuvendit! Nuk ka asnjë precedentë të ngjashëm të një ambasadori të SHBA jo vetëm në Shqipëri, por në gjithë botën! Po ashtu, ai ishte njeriu më aktiv dhe më i vendosur që palët e politikës shqiptare të gjenin konsensusin! Madje, ai përdori edhe sms për tu bërë thirrje disa deputetëve dhe disa kryetarëve të partive të vogla që të votonin reformën ose përndryshe do të përballeshin me sanksione të rënda e të gjata të vëna nga SHBA! Megjithatë, nëse analizojmë më mirë përplasjet e negociatave mes PD, LSI e PS, atëherë kuptojmë se kjo nuk ishte vetëm një luftë e Opozitës për pushtet, por edhe një betejë e dëshpëruar e disa politikanëve për të mbajtur peng e monopolizuar politikën për të mos përfunduar në burg. Kjo ka të bëj pikërisht në faktin se PD dhe LSI deshën të kundërshtonin rolin vendimmarrës të ndërkombëtarëve për Këshillin e Gjyqësorit dhe të Prokurorisë! Kjo është një tentativë e hapur për të mbajtur peng drejtësinë, për të emëruar të besuarit dhe për të mbrojtur vetën me imunitet! Meta dhe disa të tjerë të PD ishte të frikësuar nga klauzolë dhe sigurisht nuk dëshironin ta linin në duar të lira dhe në pavarësi të plotë sistemin e drejtësisë! Kundërshtimet e Metës dhe LSI në lidhje me versionin e mbështetur nga Rama dhe ndërkombëtarët e ka prishur de facto koalicionin qeverisë. Kjo u vu re tek debatet e Xhafës dhe Metës gjatë mbledhjes në Kryesinë e Kuvendit, por edhe tek sulmi i menjëhershëm i militantëve të LSI me urdhër nga lart për të sulmuar Xhafën, Ramën dhe PS! Pra, de facto koalicioni LSI-PS ka marrë fund, pas aprovimit të reformës tashmë mbetet që të formalizohet edhe de jure ky koalicion. Efektet e shpejt at të reformës për shkak të natyrës së saj juridike, por edhe për shkak të misionit të saj, pritet që të ketë efekte me arrestime të bujshme!

Leave a Reply