Rama mbledh urgjent ministrat socialistë, ja skenari pa Metën

rama-metaZhvillime të ethshme politike ehde pse është vetëm një ditë e dielë korriku,

Edi Rama e ka marrë seriozisht parlajmërin e Ilir Metës me dorëheqje sot.

Në fakt, mësohet se kryeministri ka thirrur në një mbledhje urgjente ministrat e tij.

Ose të paktën kështu pretendon Opinion.al

Sipas këtij portali, zhvillimet vijnë pas deklaratës bombë të Ilir Metës që paralajmëroi rënien e koalicionit dhe kërkoi qeveri teknike me dhe pa reformën në drejtësi.

Për rrjedhojë, në orën 20:00 të mbrëmjes së sotme Rama ka thirrur urgjent në vilën qeveritare në Durrës, ministrat e PS dhe eksponentë të lartë të Partisë Socialiste.

Sipas Lapsi.al kryeministri Rama është shprehur kundër krijimit të një qeverie teknike që do ta çonte vendin në zgjedhje të parakohshme. Sipas tij, meqenëse reforma në drejtësi është një çështje themelore dy janë rrugët që do të ndiqen. Pozicionimi i aleatit të tij në qeveri ndryshe nga mazhoranca do të çojë në një ndarje të PS me LSI.

Rama do të provojë fillimisht të bëjë një qeveri me socialistët dhe me disa parti të vogla siç është PDIU ose edhe ndonjë deputet që mund të “peshkohet” gjatë rrugës. Nëse edhe ky variant dështon dhe ai nuk i bën numrat në parlament, vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme.