Sa e kam prit datën 21 Korrik

alban-daciMe datë 21 Korrik tashmë është futur në rendin e ditës dhe pritet të jetë votimi i Reformës në Drejtësi. E kam pritur me shumë dëshirë këtë datë dhe mezi pres të shikoj fytyrat e Ramës, Kodhelit, Nikollës e shumë të tjerëve.

Reforma në Drejtësi nuk ka pasur vëmendjen që duhet dhe për fatin e keq të shqiptarëve ka marr krahun e gabuar duke u trajtuar thjeshtë si një shpëtim për Ramën, Kodhelin, Nikollën e mjaft të tjerë.

Po si e kanë menduar Rama, Kodheli, Nikolla e mjaft të tjerë datën 21? E kam menduar si diçka të largët, ose nuk e kanë menduar fare. Kanë shijuar mirë e këndshëm këto tre vite me pushtet duke krijuar iluzionin e pushtetit të përhershëm e jo vetëm kaq po krijuan iluzionin e superiotitet, të plotfuqishmit dhe të paprekshmit.

Ata patën privilegjin, sipas mendjes së tyre, se nuk kanë nevojë për asnjë deputet e nuk kanë nevojë për asgjë.

Madje, u kënaqen duke bërë selfie e foto me njerëz që me datë 21 nuk do ju duhen fare dhe e patën shumë të vështirë të takoheshin me Eduart Ndocaj, ta dëgjonin, të bisedonin me të dhe të kërkonin arsyet e revoltës së një deputeti, që me fakti dhe me të drejtë cdo ditë ngrinte zërin.

Sigurisht Mimi kishte shumë punë në Ministrinë e Mbrojtjes e nuk kishte kohë ta takonte Eduartin, t’i kërkonte falje për mosmirënjohjen e saj! Po ashtu Rama, kishte shumë punë me miqtë e vjetër dhe mendonte se e kishte në xhep kartonin e Eduarti! Ndërsa, Nikolla edhe pse kushërirë e Eduart Ndocaj, preferonte të bënte selfie me të tjerë!

Mezi e kam pritur datën 21 korrik, ditën kur Qeveria Rama ka për të rënë. Po shumë keq për ta se do të bien nga iluzioni i pushtetit të përhershëm dhe nga megalomania e injorancës së tepruar!

Jam kureshtar  të di çdo ndodhtë me datw 21 korrik me ata që u vetëdeklaruar socialistë dhe u menduan me çdo mjetë e me cdo rrethanë ta përjashtonin Eduartin nga PS e Lezhës, ku ai kontribuojë në mënyrë vëllazërore e jo djallëzore.
Jam kuriozë të di çfarë do të ndodh pas datës 21 me ata që u vetëshpallën socialistë në Rrëshen, që dikur i kërkon ndihmë Eduartit e pas shpine bënë gjithçka për ta përbuzur, larguar e për të përjashtuar! Jam shumë kuriozë se çfarë do të ndodhë me këta pas datës 21 korrik, të cilët përbuzën deputetin e tyre, mikun e tyre, “vëllain” e tyre që në kohën e fushatës së 2013 ishte njeri i dashur, siguria për ta!

Reforma në Drejtësi nuk mund të konsiderohet shpëtimi i një Qeverie, ku skandalet nuk kanë të sosur e mungonte edhe ky i Rinasit!

Po ashtu, sot është një ditë e madhe për Demokracinë dhe Lirinë në Botë, sepse është dita e Pavarësisë së SHBA dhe nuk e di pse mu kujtua kjo datë me Kushtetutën de facto e de jure të lënë të enjten e kaluar tek tavolinat e deputeteve në sallën e Parlamentit.

Nuk e di çdo të mendonte ambasadori Lu, sikur Deklarata e Pavarësisë së SHBA të ishte shkruar nga Spanjollët, Anglezët dhe Francezët e të mos ishte shkruar nga puritanët, baballarët e Kombit të ri amerikan! Nuk e di nëse ambasadori Lu do të ishte dakord me versionin e Deklaratës së Pavarësisë të shkruar nga të tjerët dhe jo amerikanë. Historia e marrëdhënie ndërkombëtare ka dëshmuar se ambasadorët shkojnë e vijnë, por marrëdhëniet mes kombeve duhet të jenë në nivelin e duhur.

Po ashtu nuk e di pse mu kujtua Ngjela, me deklaratën e tij se: “Edhe Sadami kishte ushtri”. Ky është jurist dhe nuk e kuptoj se si mund të bëj një deklaratë të tillë edhe pse tashmë kam dyshimet e mia për juristët shqiptar. Kam njohur jurist që nuk din asnjë elif e kanë bërë karrierë të shkëlqyer, por kjo nuk është një risi në Shqipërinë tonë, vendin e të pamerituarve!

Reforma në Drejtësi kështu siç po duan të aprovohet është një tradhti e madhe kombëtare dhe koha do të tregoj se kam të drejtë! Megjitatë, mezi e pres datën 21!

 

  1. Daci