Tre të vërtetat e mëdha për Reformën në Drejtësi

alban-daci

  1. Shqipëria ka prodhuar boll intelektual, të ashtuquajtur intelektual, por pak ka prodhuar njerëz që kanë ideale, u qëndrojnë besnik atyre dhe kanë kurajë të mbrojnë të vërtetën. Pse e them këtë? Asnjë jurist apo pseudojurist nuk reagojë e nuk tha se ambasadori Lu, po e tejkalonte kompetencën e tij si ambasador dhe se po cënonte rëndë sovranitetin e Shqipërisë. Ai gaboi disa herë në sjelljet e tij në lidhje me Reformën në Drejtësi. Gaboi duke printuar një Kushtetutë të cilën e vendosi në tavolinën e çdo deputeti duke ju thënë praktikisht se duhet të votonin me çdo kusht. Askush nuk reagojë, asnjë politikan e asnjë deputet. Unë, thashë se: Republika kishte rënë! Po ashtu ambasadori Lu filloi të diktonte hapur politikën shqiptare duke marrë pjesë edhe në mbledhjet e grupeve parlamentar e kjo sigurisht nuk ishte sjellje prej diplomati. Po ashtu Lu u bë palën me njërën palë duke insistuar që reforma më e rëndësishme e vendit të hynte në mënyrë “klandestine” në Parlament e të votohej pa konsensus e përsëri përmes diktatit. Përsëri kjo nuk ishte sjellje prej diplomati. Amerikanët janë shumë të kujdesshëm në sjelljet e tyre publike me vendet e tjera. Ata duhet të reagonin shpejt dhe në nivel të lartë zyrtar për të dëshmuar se SHBA nuk janë për të cenuar sovranitetin e Shqipërisë, por janë partner që i duan të mirën Shqipërisë. Këtë reagim pati zv. Sekretarja e Shtetit e cila nxori jashtë lojën modelin e të bërit diplomaci të Lu dhe e distancojë atë nga qëndrimet zyrtare të larta të SHBA.
  2. E vërteta e dytë e madhe ishte se një reformë e rëndësishme si ajo e drejtësisë nuk mund të ishte pa konsensus të gjitha palëve dhe e njëanshme. Përsëri nuk pati reagim konkrete politike të njëanshme, por pati qëndrime politike. Politikani i vetëm që mbajti një qëndrim të pavarur për këtë çështje duke mbajtur anën e qytetarëve ishte deputeti Eduart Ndocaj që tha se: Kjo reformë është mjaft e rëndësishme e prek si për mirë apo edhe ndoshta për keq cdo shqiptar e për këtë arsye duhet të votohet me konsensus. Përndryshe nuk e votoj- tha Ndocaj. Të njëjtin qëndrim pati edhe zv. Sekretarja e Shtetit duke bërë thirrje që reforma të votohet me konsensus.
  3. Qëndrimet e ambasadorit Lu, aspak diplomatike e profesionale u keqinterpretuan nga palët. Madje, Kryeministri Rama dhe disa eksponent të tjerë arritën deri në atë pikë sa të aludonin se ata që nuk votojnë reformën nuk janë pro amerikan. Kjo ishte një gënjeshtër tjetër e madhe. Qëndrimi i zv. Sekretares së Shtetit e qartësojë këtë pozicion. Pra, u la të kuptohej se disa nga qëndrimet e ambasadorit Lu, ishte të tij personale e nuk përfaqësonin politikën amerikane.

Alban Daci