Vajza e deputeti Ndocaj mbush 13 vjeç! Ja cfarë i dedikon ai!

13119102_590535761113733_5854285958975902823_n 13177931_590535907780385_4078329551867533989_nE jashtëzakonshme ishte ardhja në jetë e fëmijës së dytë, Eda. Madje, ka edhe një ngjarje shumë domethënëse, që vërteton faktin se lidhja e gjakut është një virtyt i dhuruar nga Zoti, që nuk ka shpjegime shkencore, por që ekziston.
Sapo vjen në jetë, Eda, një fëmijë i mrekullueshëm, po qante në duart e infermieres, po qante shumë e nuk po pushonte. E mora unë në dorë dhe fillova t’i thosha: “Goca e babit, pse qan, mos qaj tani se je në krahët e mi”. Ajo menjëherë pushon së qarë fillon të më shikoj në sy e dukej sikur po buzëqeshte. U habitën të gjithë. Unë, si katolik nuk u habita, sepse babë e nënë nuk të bëhet askush. Dhe mes bijës e babës nuk hynë asgjë, as e keqja! Eda është një vajzë e shkëlqyer e ndonjëherë më duket kopja ime. Ka një inteligjencë të jashtëzakonshme e disa herë mund të them se më zen “shah-mat” me pyetjet që më bën. Një ditë, po udhëtoja me makinë dhe me tha, babi pse gazetat kanë shkruar për ty se ti je për ndryshim. Unë, i habitur e duke qeshur e pyeta: Ku e ke lexuar? Ajo, më tha se e kishte lexuar në faqen time të facebook. Ajo shkëlqen me studime si në lëndët shoqërore ashtu edhe në lëndët ekzakte. Ka një pasion të madh për politikën. Që tani është zgjedhur përfaqësuese e klasës dhe në një takim me kryetarin e Komunës, këtu në Solaro e kishte bërë për ujë të ftohtë duke i kërkuar llogari. Ndërsa, një ditë vjen në shpi e më thotë: Babi, kam prezantuar një projekt në shkollë, por shkolla nuk ka lekë. A do të ma financosh ti? Mendova se po përralliste. I tash: Mirë më Eda, por car projekti është? Ajo më nxjerr nja tre fleta të bardha me dizenjot që kishte bërë vetë. Më tha, se kur vijnë prindërit me qen për të marr fëmijët, ato detyrohen t’i lënë jashtë në oborrin e shkollës edhe kur bie shi. Kështu, unë kam menduar me ndërtuar në një kënd një vend të mbuluar ku mund t’i lënë qenë aty gjatë kohës që presin fëmijët të dalin nga shkolla. Eda, jam i sigurt që do të ketë një të ardhme të madhe, sepse është xhenio, e do të jap një kontribut të rëndësishëm edhe për Shqipërinë. Ajo që sot mund të konsiderohet asistentja ime në politikë.