Beteja Ndocaj-Meta!

Home » Aktualitet » Beteja Ndocaj-Meta!

By edi on August 5, 2016. No Comments

indexDitët e fundit ka filluar një betejë e vërtetë politike e mediatike mes Metës dhe Ndocaj. Arsyeja e ndezjes së kësaj beteje ishte mesazhi që deputeti Ndocaj i dërgojë Blendit tek Opinion kur i bënte pyetje Metës: Pse në të gjithë skandalet përmendet emri juaj? Po ashtu Ndocaj zotohej përmes sms se do të bënte gjithçka për ta nxjerrë Metën nga Shqipëria ashtu siç e nxori nga Lezha.

Përgjigja e Metës nuk ishte aspak institucionale dhe politike duke thënë se: Ku është ky Ndocaj, sepse nuk e njoh! Blendi insistojë duke i thënë se: si ka mundësi nuk e njihni, sepse është deputet i PS! Nga ky momente Ndocaj filloj një betejë mediatike kundër Metës.

Ajo që bie në sy është fakti se Ndocaj nuk ka hedhur asnjë akuzë personale kundër Metës, por ka përsëritur ato akuza që disa media kanë vite që i bëjnë. Thuhet se disa media janë paguar që z. Ndocaj të censurohet nëse përmend Metën dhe kjo mund të jetë e besueshme, sepse disa të përditshme që janë afër Metës e LSI nuk kanë publikuar asgjë në lidhje me atë që z. Ndocaj ka thënë kundër Metës.

Megjithatë, duhet të pranohet, se debati është bërë i nxehtë e falë social network duke ka marrë jehonë. Po ashtu shumica e qëndrimeve e deputetit Ndocaj kundër Metës janë krejt politike kundër mënyrë së bërit politikë.

Po ku e kanë origjinën këto akuza? Deputeti Ndocaj kundrejt Metës e LSI ka një qëndrim konstant e të pandryshueshëm e kjo lidhet që me fushatën e 2013 në Lezhë si dhe me ndarjen e tortës të pushtetit në Lezhë pas fitores së Rilindjes, ku thuajse 90% pushtetit e mori LSI e siç duket përmes një marrëveshje të heshtur me disa drejtues të rëndësishëm të PS.

Megjithatë, dëmi që LSI i ka bërë PS është në Lezhë është shumë i madh! LSI mund të themi se i ka “dhunuar” socialistët e thjeshtë me sistemin e punësimit klientelistë e kjo ka bërë që shumë socialistë të thjeshtë të mbeten përjetësisht në Opozitë në Lezhë edhe pse PS është zyrtarisht në Pozitë që në 2013! Po ashtu, dëmi i madh që LSI i ka bërë PS është se i ka marrë deputetë, i ka marrë shumë drejtues strukturash përsëri duke përdorur sistemin klientelistë.

  1. Ndocaj është i vetmi socialist që e ka kundërshtuar LSI dhe sistemin saj klientelist e duhet të theksojmë betejat që pati me ish kryetarin e bashkisë z. Viktor Tusha, që e mundi në 2015 me votën e lirë të qytetarëve.

Po ashtu deputeti Ndocaj ka kritikuar vazhdimisht PS për pozicionin e saj tolerant e pasiv në lidhje me fenomenin e LSI në Lezhë dhe jo vetëm!

Ndocaj po ashtu falë takimeve të rëndësishme në SHBA dhe me FBI ka mbajtur qëndrime konkrete në lidhje me disa politikan duke përfshirë edhe Metën.

Thuhet se Ndocaj ka dorëzuar materiale dhe ka marr rekomandime konkrete nga institucionet amerikane.

Madje, Eduart Ndocaj me disa senatorë të rëndësishëm r e republikan  ka folur me emër e mbiemër për Metën.

Madje, falë ndërhyrjeve të Ndocaj, vizita e Metës që koencidoj me atë të Ndocaj në Washington ishte një dështim i vërtetë duke mos takuar askënd!

A është Ndocaj personi që është zgjedhur për të bërë drejtësi në politikën shqiptare? Dio Guardi një ish senator me shumë peshë në pentagon dhe kongres dhe mik u ngushtë i Sekretarit të Mbrojtjes Jeo Biden i ka dërguar një email zyrtar Ndocaj që e mbështet për linjën e tij politike që po mbante në Shqipëri!

Po pse Ndocaj është zgjedhur si personi i duhur për drejtësi politike? Sepse, Ndocaj vjen nga Diaspora dhe nuk është i përlyer në sistemin e korruptuar e klientelistë e po ashtu ka një shpirt pragmatist.

Duhet të theksojmë se SHBA po kërkojnë shumë elementë të diasporës shqiptare që janë të gatshëm të sakrifikohen për një Shqipëri të merituar.

Ndocaj deri tani është i vetmi deputet i PS që kërkon që Meta të largohet nga koalicioni. Duhet të theksojmë faktin se askush nga PS nuk ka reaguar kundër linjës së deputetit Ndocaj, i cili ndër të tjera është shumë mik edhe me Tom Doshin, një kundërshtar i vjetër i Metës. Pra, a është rastësi beteja e Ndocaj?

Nëse studiojmë rrethanat arrijmë në konkluzionin se jo!

Madje, mund të themi se në shtator beteja nuk do të jetë vetëm mes Ndocaj e Metës, por mes Ramës e Metës.

 

Nga Alban Daci

Leave a Reply