Dibra braktiset nga PS në mëshirën e fatit

Home » Aktualitet » Dibra braktiset nga PS në mëshirën e fatit

By edi on August 13, 2016. No Comments

13879301_1085920261489262_3325633965109335850_n 13988758_1087541704660451_75570633_nPartia Socialiste siç duket nuk po i gjen energjitë e duhura pas skandalit për të rifituar Bashkinë e Dibrës. Madje, sikur ka një tendencë për ta braktisur Dibrën nga gara politike. Së pari, po vonohet deklarimi i kandidaturës së PS.

Flitet për Dionis Imeraj, një djalë i ri me një perspektivë të mirë profesionale. Megjithatë, lëvizjet në krahun tjetër janë të blinduara. Përballë Dionisi ka një konjokturë të vjetër të politikës së Dibrës që kanë 25 vjet që jetojnë me pushtetin. Po ashtu, PD duket se e ka marrë seriozisht Dibrën dhe po organizon një koalicion me bazë të gjerë.

Ndërsa, PS akoma nuk ka asnjë koalicion të deklaruar. LSI teorikisht mendohet se do të jetë neutrale në këto zgjedhje, por është e vështirë të besohet se do të jetë e vështirë. Ka shumë gjasa që LSI në Dibër ashtu si LSI në Qeveri do të luajnë një lojë të dyfishtë, marrëveshje të fshehur me PD dhe Koalicion pasiv me PS!

Po ashtu, strategjia e PS në Dibër të jep përshtypjen sikur është për një betejë të humbur dhe jo të fituar. Mendohet se koordinator i Dibrës do të jetë Ministri i Energjitikës, z. Gjiknuri, i cili nuk është dibranë dhe asgjë nuk e lidh me Dibrën. Po ashtu, Krytari i PS-Dibër, z. Mane, një figurë mjaft e rëndësishme e PS  dhe jo vetëm, do të jetë shumë i ngarkuar me Komisionin e Reformës në Drejtësi. Deputeti e ish Ministri i Financave duket se s’ka më asnjë interes për Dibrën.

Po ashtu edhe PDIU, po kërkon të rris kuotat dhe nuk ka deklaruar se do të jetë në koalicion me PS! Pra, kandidati Dionis Imeraj pritet të jetë i vetëm në betejën politike të Peshkopisë përballë një muri të hekurt të Opozitës që po e trajton Dibrën si simboli i një rifitorje. PS bën gabimin më të madh nëse pranon se Dibrën e ka betejë të humbur. Dionisi është një armë e fortë, sepse përfaqëson një model të ri që Dibrës ka 25 vjet që i mungon!

Leave a Reply