Dibra nuk eshte shpresa e punesimit te PD

Home » Kryesore » Dibra nuk eshte shpresa e punesimit te PD

By edi on August 20, 2016. No Comments

13879301_1085920261489262_3325633965109335850_nMungesa e pushtetit e ka vene PD ne nje pozite te veshtire me militantet e saj.
Humbja e pushtetit Qendror dhe po ashtu edhe Bashkise Tiranes ka bere qe militantet e PD te jene je hall te madh per punesime.
Pra, militantet po e perballojne keq te qenit ne Opozite. Me skandalin e Shukriut u hap nje mundesi e re per te krijuar vende pune per militantet e PD. Biles aq shume ne hall jane keta te PD qe njerez ne kravate i jane turrur Peshkopise, a thua ata e kane shume per zemer kete qytet.
Madje, koordinator te PD, ish punonjes te ministrise, ish drejtues te Bashkise se Tiranes, te gjithe jane ne fushate ne Peshkopie.
A jane te shqetesuar keta per Peshkopine? Kam pershtypjen se jo, sepse me pare keta as nuk e kishin idene se ku ndodhet Peshkopia!
Po pse keta duan ta fitojne me cdo kushte Peshkopine? Dibra eshte nje nder zonat me te pasura te Shqiperise, me miniera, me nje infrastrukture infantile, me perspektive turizmi dhe po ashtu me bujqesi per ty zhvilluar.
Te gjitha kete sektore, sot jane kompetence e Bashkise.
Pra, drejtuesit e papune te PD i jane turrur Dibres per ta rrjepur me fonde dhe me tendera apo programe.
Kjo eshte arsyeja e vetme qe PD deshiron ta marr Dibren me cdo kushte.
Kjo eshte arsyeja e importimit te nje stafi nga Tirana me ish koordinator dhe ish drejtues ministrise.
Pra, nese fiton PD, dibranet do te vazhdojne te jene skllever te Tiranes dhe te mos kene te drejte pune dhe aksesi ne institucionet e Bashkise.
Dibranet do te jene thjeshte votues dhe asgje me shume. Kete nuk mund ta lejoj e ta pranoj si dibrane.
Po ashtu nuk mund te pranoj qe Dibra te perdoret per pension politik te atyre personave qe kane 25 vjet qe e perdorin voten e dibraneve pa ju dhene asgje atyre ne kembim, as mirenjohje!

Alban Daci

Leave a Reply