Dy fjalë për Dritan Kabën!

Home » Aktualitet » Dy fjalë për Dritan Kabën!

By edi on August 7, 2016. No Comments

FB_IMG_1470589596409Jam dakord se jemi në politikë e për rrjedhojë ndonjëherë na pëlqen të bëjmë edhe lojëra të tilla. Megjithatë, duke qenë se jeni Këshilltar i Grupit Parlamentar të LSI e duke pasur parasysh pozicionin e rëndësishëm institucional dhe faktin se “jemi” akoma në koalicion, mendoja se do e kishin përdorur me karar satirën e sidomos tani që po vjen shtatori.

Së pari, nuk keni pse të shqetësoheni zotëri, për jetën e deputetit, sepse ju nuk jeni në gjendje as ta mbroni e as ta cenoni! Ju keni hyre në epitete personale e unë, këtë radhë nuk dua ta bëj me ju, duke tentuar të ruaj etikën!
Eduart Ndocaj s’ka kërkuar asnjëherë të jetë ministër, por nëse e kërkon një gjë të tillë edhe mund ta bëj e kjo nuk mund të krahasohet me punësime e emërimet që ka bërë LSI. Madje, “ju” keni bërë kalamaj deputetë, me tetë vjeçare i keni bërë ministra e me precedent i keni punësuar në Ministri të jashtme e militant keni punësuar në diplomaci. Për këto gjëra njihet LSI! Sigurisht, për hir të etikës preferoj të mos përmend emra.
Së dyti, për sa i përket thirrjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare, jeni mësuar ta thërrisni edhe herë të tjera. Por për deputetin Ndocaj nuk ka nevojë ta thirrni e nuk ua ka bërë askush këtë kërkesë.
Nëse do ishte e nevojshme do të ishit të detyruar në zbatim të ligjit për ta thirrur Këshillin e Sigurisë Kombëtare.
Keni përmendur figura historik duke u tallur me ta e kjo është një përgjegjësi e jotja personale. Ndërsa sa i përket Eduart Ndocaj, figura e tij është shumë-shumë herë më e madhe se e jotja, sepse nuk ka qenë e nuk ka pranuar kurrë te jetë një parazit sallonesh, të pi duhan pa leje në mjediset e Kuvendit. Ndocaj në historinë e tij familjare nuk ka raste sekser-lliku, por ka historinë e një familja të madhe, të rëndësishme e të ndershme që hajnitë i kanë ndëshkuar gjithmonë. Hajnia e sekser-lliku nuk bën pjesë në historinë e Mirditës e mirditorëve.
Reagimi juaj i panevojshëm kundrejt deputeti Ndocaj dëshmon dëshirën tuaj për të përdorur për shërbime private strukturat shtetërore dhe institucionet e Shtetit. Nuk ka pak raste në këto 20 vite që helikopterët janë përdorur për shërbime private, për ditëlindjen luksoze. Por, këto helikopterë nuk kanë pse të përdoren për Ndocaj, pas mirditorët e kanë djegur jorganin për një plesht.
Megjithatë, shkrimi juaj ka edhe përgjegjësi ligjore. Nëse qoftë edhe rastësisht mund t’i ndodh gjë deputetin Ndocaj, familja e tij din kë duhet të kërkoj të parin dhe i pari që do të kërkohesh je ti, sepse ke shprehur dëshirën për ti bërë bustin e kjo në gjuhën e veriorëve është thuajse kërcënim e si i tillë dihet pasojat që mund të ketë.
Ja çfarë shkruani ju ndër të tjera: “..Ministria e Kulturës duhet të shpallë konkurs ndërkombëtar për bustin e kaubojsit, që për çdo rast ta kemi gati, që as një e papritur të mos na gjejë të papërgatitur…”.
Me ketë ju hapur flisni për vdekjen e një deputeti e madje kërkoni që shteti të jetë në gatishmëri për të mos u gjet në befasi për ceremoninë mortore. Kjo është një përgjegjësi dhe një barrë e madhe që keni marrë mbi supe.

Nga Alban Daci

Leave a Reply