Edi Rama bën gati qeverinë e re pa Ilir Metën

Home » Aktualitet » Edi Rama bën gati qeverinë e re pa Ilir Metën

By edi on August 10, 2016. No Comments

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta dhe Kryeministrit Edi Rama, gjate konferences "Korrupsioni zgjedhor, nevoja per nje reforme elektorale te thelle dhe gjitheperfshirese", e iniciuar Koalicioni i Vezhguesve Vendore, ne hotel Tirana./r/n/r/nParliament Speaker Ilir Meta andAlbanian Prime Minister Edi Rama, during a conference about the necessity of the Electoral Reform.

Edi Rama, kryeministri i vendit njëherësh dhe kreu i PS, po sheh jo pa shqetësim lëvizjet në heshtje të aleatit të tij kryesor në qeverisje kreut të LSI Ilir Meta, dhe po përgatitet të marrë masa drastike për të shpëtuar qeverisjen e mazhorancës së majtë përballë një opozite që kërkon të marrë pushtet në tavolinë në bashhkëpunim me aleatin e tij kryesor në qeverisje.

Duke parë lëvizjet e Metës, përplasjet e stisura mes kamikazëve të tij dhe përfaqësuesve të PS, mungesën e durimit të njerëzve të Metës për të goditur eksponentë të PS në qeverisje apo në Kuvend, por dhe bashkëpunimet e hapura apo të fshehta të Metës me Berishën dhe Bashën, kanë sjellë nevojë që Rama të mos e shfrytëzojë bregdetin shqiptar vetëm për pushime dhe për mësuar notin Zahos së vogël dy vjeçar por dhe për të marrë masat e përballimit të një situate jo fort të këndshme ndoshta në vjeshtë, kur t’i duhet të qeverisë pa Metën.

Që Meta nuk heq dorë nga bashkëpunimi me PD për një qeverisje teknike këtë po e shohin të gjithë shqiptarët, teksa shohin dhe një pakt heshtjeje mes PD dhe LSI, sidomos në rastin Balili.

Kështu, kryeministri Edi Rama ka rinisur ofensivën për të siguruar numrin e nevojshëm të deputetëve që do t’i garantojnë krijimin e një qeverie të re.

Burime pranë mazhorancës bënë të ditur se një javë më parë kreu i mazhorancës Rama ka kërkuar nga ministrat që të nisin kontaktet kokë më kokë me deputetë, jo vetëm të Partisë Socialiste, por me çdo ligjvënës, të të gjithë krahëve politik që të jenë.

Qëllimi i këtyre takimeve synon të ulë tensionet mes deputetëve dhe ministrave, veçanërisht ligjvënësve të mazhorancës por dhe të opozitës përmes premtimeve për punësime në zonat e tyre elektorale, që në jo pak raste kanë shprehur pakënaqësi ndaj anëtarëve të caktuar të kabinetit qeverisës për shkak të mungesës së mbështetjes nga ana e ekzekutivit për zonat ku ligjvënësit janë të deleguar apo kanë kërkuar vota. Madje u është dhënë udhëzim ministrave që të përdorin dhe oreksin e fortë të Metës për pushtet dhe për vende punë për njerëzit e tij sidomos në vendet që kanë shumë lekë, si justifikim për mungesën e punësimit të socialistëve në këto tre vite qeverisje të së majtës. Për deputetët, të cilët do të vijojnë të jenë mosbesues edhe pas kontakteve me ministrat, garant do të jetë Kryeministri Rama, i cili mësohet se do të angazhohet në takime gjithashtu kokë më kokë me një pjesë prej tyre.

Por në dallim nga ajo çfarë ka ndodhur deri më tani për sigurimin e votave të nevojshme dhe krijimin e një Qeveri pa prezencën e LSI-së, është fakti se Kreu i Qeverisë duket se ka një plan B. Burimet theksojnë se po shqyrtohet mundësia e negociatave me një nga partitë e opozitës, të cilës do t’i ofrohet posti i ministrit të Brendshëm, me synim dhënien e garancive që opozita kërkon për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Nga ana tjetër nuk përjashtohet mundësia që të marrë shumë deputetë dhe nga LSI, por dhe të ketë një FRD të Bamir Topit në Kuvend pas rrjedhjeve që mund të vijnë nga PD për shkak të gjuetisë së shtrigave në këtë parti nga Berisha. Duket se Rama nuk ka hequr dorë ende nga krijimi i një qeverie pa aleatin e tij kryesor në këto 3 vite, apo një kabineti ku LSI-ja e drejtuar nga Ilir Meta, të mos ketë atë peshë që ka kërkuar me riformatimin e Qeverisë. Dhe për më tepër që kërkon të shmangë precedentin e Berishës kur iku LSI nga qeverisja, i cili bëri lëvizje të sforcuara dhe diskretikuese për elektoratin në përgjithësi duke ulur dhe më shumë peshën politike.

Kjo lëvizje surprizë e kreut të Qeverisë mesa duket synon shmangien e dyshimeve mbi zgjedhjet e ardhshme, që pritet të jenë një nga kushtet kryesore që do të vendosë Komisioni Europian në tetor për vijimin e rrugës së integrimit të Shqipërisë në BE./Pamfleti.com

Leave a Reply

MOTI SOT

Leave a Reply