Falë deputetit Ndocaj spitali i Lezhës ka ndryshuar plotësisht

Home » Aktualitet » Falë deputetit Ndocaj spitali i Lezhës ka ndryshuar plotësisht

By edi on August 4, 2016. No Comments

13936825_627624950738147_183918026_n 13936852_627625010738141_207805464_n 13936930_627624940738148_472554090_n dhdhd Diapositiva1 dsjhfdjkfhdskjfVetëm disa muaj më parë deputeti Ndocaj bëri denoncimet e vazhdueshme për situatën e mjerueshme të spitalit të Lezhës. Deputeti Ndocaj ishte i vetmi deputetë që e ngriti zërin dhe shqetësimin për gjendjen spitalit! Madje, pas publikimit të videove dhe të gjendjes së mjerueshme të Spitalit nga deputeti Ndocaj u vunë në lëvizje edhe strukturat e spitalit që u zotuan që shpejt gjendja në spital do të ndryshonte. PD dhe deputetët e saj filluan të imitonin Ndocaj duke ardhur e duke bërë foto, por tashmë çështja e spitalit ishte bërë publike nga Ndocaj. Është për tu theksuar se asnjë media lokale në Lezhë nuk kishe marrë kurrë guximin të denonconte gjendjen e spitalit. Sot, pas disa muaj, deputeti Ndocaj u thirr nga z. Salvator Bruka, zv. Drejtori i Përgjithshëm i Spitalit i cili i prezantojë situatën krejtësisht të ndryshuar të spitalit. Pra, e mbajtën premtimin që kishin bërë për të ndryshuar situatën e mjerueshme në spital. Sot, realiteti është krejt ndryshe e spitali është me standardet e kërkuara. Tashmë spitali ka ashensor, sepse me parë nuk kishte. Dyshekët janë ndryshuar e po ashtu çarçafët ndërrohen për çdo ditë. Pastërtia në pavijone ka ndryshuar totalisht sic shihet nga fotot. Shqetësim është se mungojnë fondet për ilaçet e kjo për faktin se nuk trajohen si spital rajonal edhe pse realisht ai është spitali jo vetëm i qarkut të Lezhës, por krejt Veriut. Pa llogaritur edhe sezonin e turizmit. Prandaj, z. Ndocaj i bën thirrje ministrin Beqaj të bëj të pamundur që Spitali i Lezhës të ketë vëmendjen dhe statusin e merituar.

Leave a Reply