Gjendja në PS e Gjirokastrës, katastrofale.

Home » Aktualitet » Gjendja në PS e Gjirokastrës, katastrofale.

By edi on August 3, 2016. No Comments

13886869_1052334671481556_5272950588968481547_n
Situata në elektoratin e PS në Gjirokastrës, po i përngjasohet më tepër një partie që po i largohen njerëzit sikur të jetë e sëmurë me lebrozë(sëmundje e rrezikshme ngjitëse). Njerëzit kanë humbur besimin tek PS aq më tepër me zgjedhjen e forumeve të reja drejtuese ku kanë vënë sekretarë, disa individë që nuk janë përfaqësues për PS. Raporti i të punësuarve të PS është 2 herë më i paktë se i të punësuarve të LSI. Aq më tepër që LSI në institucionet që kontrollon, nuk ka respektuar aspak raportet e të punësuarve mes dy forcave politike në masën 3/1 për PS, por këtë raport e ka në favor të saj, madje dhe në shumë raste si në Spitalin Rajonal, Drejtorinë e Tatimeve, ISSH, ISKSH, Drejtoria e Pyjeve dhe Kullotave, raporti është i dukshëm në favor të saj dhe tek-tuk mund të gjesh ndonjë socialist që mund t’i ketë rezistuar presionit të LSI.
Por PS në Gjirokastër, nuk përfaqësohet denjësisht as në institucionet që ajo ka nën kontroll pasi shumica e drejtorëve, përvecse të paaftë dhe me diploma të dyshimta, është edhe raporti i tyre shumë okult me LSI dhe vecanërisht me deputetin e LSI Vangjel Tavo. Ky i fundit, ka raporte mjaft të ngushta me pothuajse të gjithë drejtorët e PS nëpër institucione.
Madje edhe me dikë që nuk i’a ka përtuar t’i bindet, i’a ka arritur me sukses, ta shporrë si puna e rastit të Piro Nases, drejtorit të Radio Televizionit Gjirokastra i cili u shkarkua pa asnjë motivacion në shtatorin e kaluar nga kjo detyrë, pas presionit që ka bërë deputeti i LSI Vangjel Tavo dhe kryebashkiakia e LSI së Gjirokastrës Zamira Rami. Piro Nase ishte i vetmi që nuk cedonte dhe ishte korrekt me punën dhe socialist me bindje madje për këto bindje, 6 vjet të shkuara, PD e dëboi nga puna si gazetar në TVSH.
Vijmë tek drejtorët e tjerë të PS.
Eduart Pesha-Drejtor i Zyrës së Punësimit. Socialist i hershëm.
Njeri i ndershëm e punëtor, përfaqëson në mënyrë dinjitoze PS në këtë post drejtues i shkolluar dhe me dinjitet. Vajtja e tij në këtë drejtori, ka ulur numrin e të papunëve në rajon, si pasojë e lobimit që kryen tek sipërmarrjet private për të punësuar të papunët. Raportet me LSI i ka zero dhe me Tavon zero. Ka dashur të heqë nga puna 4 punonjëse të trashëguara nga administrata e PD, por i ka mbrojtur në momentet e fundit Vangjel Tavo dhe LSI.
Ismail Zeko-Drejtor i Postës.
Njeri i ndershëm e punëtor, përfaqëson në mënyrë dinjitoze PS në këtë post drejtues i shkolluar dhe me dinjitet. Thelemues i PS dhe disa herë kandidat për kryetar të PS në Gjirokastër. Në zgjedhjet e fundit, ka humbur për pak vota ndaj kandidatit tjetër për kryetar të PS, Flamur Golemi. Në Postë, ka ndërmarrë një nga reformat më të thella duke marrë kosto personale mbi supe ndonëse me presione të papara ngaqë drejtori i përgjithshëm i Postës Shqiptare, i përket LSI. Ka ofruar në institucionin që drejton, socialistë, ndërkohë që ka hasur në rezistencën energjike të Vangjel Tavos, për mbrojtjen e disa elementëve të PD që anë kthyer me LSI.
Meleq Karabina-Drejtor i Entit të Banesave.
Socialist i hershëm dhe njeri i ndershëm. Ka kontribute të mëdha në mbështetjen e PS me të gjitha format në ballafaqimet elektorale duke qenë komisioner dhe angazhues në proceset elektorale zgjedhore.
Klodian Micka-Drejtor i ALUIZNI-t.
Njeri profesionist dhe kompetent në fushën e jurispudencës. Socialist 24 karatsh me bindje dhe me vepra. Ka qenë kryetar i KZAZ në zgjedhjet e fundit vendore në Bashkinë e Gjirokastrëës, si dhe ka qenë vazhdimisht si përfaqësues i PS në KZAZ prej 2009 e në vazhdim. Raportet me LSI dhe Vangjel Tavon, i ka zero ndërkaq ka performancë të dukshme në zgjidhjen e cështjeve të komunitetit në zyrat e institucionit ku ai qëndron prej janarit të këtij viti.
Andi Shkurta-Drejtor i OSHEE Njësia Gjirokastër.
Në zgjedhjet e 2013, ka qenë hapur dhe votuar haptazi për LSI dhe Vangjel Tavon. Ndonëse hiqet si i PS, asnjëherë nuk e ka fshehur dashurinë e tij për LSI dhe Vangjel Tavon. Ashtu sic e thotë rëndom, Tavo i ka siguruar atij postin e drejtorit të OSHEE që në nëntor të 2013. Ka reputacion mjaft pervers në publik pasi njihet për gjuhën arrogante që përdor me njerëzit dhe hallexhinjtë që i shkojnë në zyrë. Konsumator i rregullt i alkoolit dhe heroinës. Madje nuk e ka fshehur asnjëherë këtë fakt. Meqënëse është djalë i tezes së Arben Isarait zv ministër i drejtësisë, e konsideron veten të paprekshëm falë edhe mbështetjes dhe përkrahjes që ka nga Vangjel Tavo dhe LSI. Falë këtyre të fundit dhe mbrojtjes që i japin këta, ka punësuar gruan në Bashkinë e Gjirokastrës si shefe të financës si shpërblim nga kryetarja e Bashkisë së LSI në Gjirokastër, si dhe kunatën e tij në arsim dhe vëllain e tij inspektor në Inspektoriatin Antiduhan. I kanë ngelur të papunë ndoshta kafshët e shtëpisë. Zotëron mbi 20 mijë rrënjë kanabis të mbjellë në zonën e Cepos ( kjo e faktuar me filmime), madje automjete të OSHEE, janë filmuar dhe fotografuar teksa cojnë mëditësit dhe ushqime për mëditësit në zonën ku është mbjellë hashashi i tij.
Sokol Feruni-Drejtor i OSHEE Rajoni Gjirokaster-Delvine-Sarande-Tepelene-Permet.
Familja e tij dhe fisi socialist të thekur. Disa herë në vitet kur PS ka qenë në opozitë, i ati i tij dhe xhaxhai, financues të PS pasi janë tregtarë dhe importues të rëndësishëm në Gjirokastër. Njeri i mirë dhe me shoqëri. I kudogjendur dhe aktiv në jetën politike. Së fundi është zgjedhur sekretar organizativ i PS në Gjirokastër. Raportet me Tavon dhe LSI normale.
Flamur Golemi-kryetar i PS-drejtor i DSHP.
Njeri shumë i mirë. Kompetent si drejtor i DSHP, okulist mjaft i zoti. Socialist me bindje dhe ka afruar mjaft socialistë në DSHP pavarësisht se ka hasur në rezistencën e besdisshme të LSI dhe Vangjel Tavos. Raportet me LSI dhe Tavon korrekte.
Dorian Llongo-Drejtor i Thesarit.
Aspak socialist por g99 me vonesë. I mori luga ujë falë besnikërisë së tij dhe gruas së tij, ndaj Erion Veliajt në zgjedhjet e 2009, kur Veliaj ishte kryetar i G99. Ka qenë më parë me PD së bashku me gruan e tij Alda Llongo. Cifti i vetëm në Gjirokastër që janë në poste drejtuese, burri drejtor i Thesarit dhe gruaja drejtoreshë e QKF, pa kurrëfarrë kontributi dhe vlere për PS. Skanë asnjë votë përvec votës së tyre. Nuk kanë kryer asnjë reformë në institucionet ku janë drejtues. Raportet me LSI dhe Vangjel Tavon-të shkëlqyera dhe të jashtëzakonshme burrë e grua drejtorë.
Lindita Rova-Drejtoreshë e Arsimit Rajonal.
Njeri me integritet të plotë. Pedagoge në Universitetin e Gjirokastrës për ekonomi. Vlerë e pacmuar e PS në Gjirokastër. Është përfolur si kandidate e mundshme e PS për kryetare të Bashkisë në zgjedhjet e vjetshme bashkiake. Në konflikt të vazhdueshëm me LSI dhe Vangjel Tavon pasi kërkonin të fusnin në punë mësues injorantë dhe pa konkurs. Është kërkuar heqja e saj nga ky post nga LSI dhe Tavo por nuk ja kanë arritur dot, se kanë hasur në rezistencën e ministres Lindita Nikolla.
Flori Veliu-Drejtor i Inspektoriatit të Punës.
Nuk di ku bie dera e PS. Te vetmen vlerë, ka afrimi me Erion Veliajn në zgjedhjet e 2013. Prej asaj periudhe e në vazhdim, nuk ka shënuar asnjë arritje për PS. Në institucionin ku drejton, raportet e punësimit janë sigurisht në favor të LSI dhe të Tavos. Ushtar i bindur i Vangjel Tavos dhe LSI. Financues i LSI dhe i G99 në zgjedhjet e 2009. Vendos gjoba për vete tek subjektet e kontrollit nga Inspektoriati që drejton, dhe askush nuk ndërmerr një hap për ta hequr, ndonëse subjektet kanë denoncuar presionin që bëjnë inspektorët e tij, tek subjektet për të shmangur gjobat e padrejta që i’u vendosen. Thotë që e mbron Erion Veliaj, por përnatë bisedon me Tavon dhe Zamira Ramin në telefon, madje takimet me ta janë të shpeshta dhe haptazi.
Albana Allushaj-Drejtore e TV Gjirokastra.
Është kryetare e Forumit të Gruas së PS në Gjirokastër me një anëtarësi rekord-vetëm 6 gra i shkojnë në mbledhje, se të tjerat që kanë personalitet dhe integritet moral, nuk i afrohen. Fare e thjeshtë, ka problem me figurëën morale të saj pasi në vitet ’90, ka rrugëtuar rrugëve të Athinës dhe Selanikut si mëditëse seksi. Nga 2005-2010, ka punuar gazetare në Agjencinë Telegrafike Shqiptare në Tiranë me drejtor Edi Palokën. Ky i fundit, ruan konsideratë të vecantë për Albana Allushin. Në 2013 emërohet drejtoreshë e Shërbimit Social Shtetëror me bekimin e Erion Veliajt dhe Vangjel Tavos post të cilin e mban deri në shtator të 2015 kur i ofruan vendin e drejtoreshës së TVGJ pas heqjes së ish drejtorit të TVGJ Piro Nase, pas presionit të bërë nga LSI dhe Vangjel Tavo, pasi Piro Nase, nuk i linte hapësirën e dëshiruar LSI dhe Tavos dhe propagandonte politikën e PS dhe të qeverisë Rama. Thuhet se e ka hequr vetë Rama por kjo ende nuk është e konfirmuar. Albana Llushi, hap jalmet me Bashkinë e Gjirokastrës që kontrollohet nga LSI dhe i përfundon me LSI. Ndërkohë që puna e drejtorëve të PS, është e padukshme në edicionet e lajmeve të TV ku ajo është drejtuese. Kjo është e kuptueshme sepse ajo ka të punuësuar në Bashki, kunatën dhe dy vëllezërit të cilët i ka marrë vitin e kaluar në punë, kryebashkiaka e LSI. Është tërësisht e paaftë nga profesioni dhe raportuese e rregullt e cdo njgarjeje tek LSI dhe Tavo. Me PS e lidh thjesht emri se me zemer është me LSI familjarisht.

Leave a Reply