Ilir Meta luan “gurin e fundit”: Nuk kanë lindur ende në këtë botë burra, vendas apo ndërkombëtarë, që të më shantazhojnë

Home » Aktualitet » Ilir Meta luan “gurin e fundit”: Nuk kanë lindur ende në këtë botë burra, vendas apo ndërkombëtarë, që të më shantazhojnë

By edi on August 5, 2016. No Comments

Ilir Meta po luan me “gurin e fundit”. Ai ka lënë të nënkuptohet qartë se është nën hetimin e ndërkombëtarëve, të cilin e ka etiketuar shantazh. Deklerata e Ilir Metës i ngjan dekleratave të ish presidentit të Egjiptit  Hosni Mubarak, vetëm muaj para se të rrëzohej nga pushteti ku akuzoi politikën amerikane për komplot ndaj tij/ Pamfleti.com

Kryeparlamentari Ilir Meta thotë se “nuk kanë lindur ende ata burrë që mund ta shantazhojnë”. Ai ka dhënë një intervistë për Revistën Mapo ku flet për procesin e komplikuar të reformës, dhe shantazhet e mundshme politike.

Meta thotë se është “trajnuar” nga Berisha që kur ishte 23 vjeç.

Unë nuk kam kërkuar asnjëherë që të bëhem faktor, por askush nuk më përjashton dot nga angazhimi për stabilitetin e vendit, sidomos kur ky stabilitet cenohet seriozisht. Unë kam deklaruar që në fillim se do të votoj çdo refomë, sipas standardeve të Venecias”, thotë Meta në intervistë.

Për akuzat e ngritura ndër vite ndaj tij, Meta thotë: “Nuk ka asnjë çështje ndaj meje. Të gjitha çështjet kanë qenë politike dhe s’kam pasur asnjëherë shqetësim prej tyre. Gjithmonë kam dhënë shembullin se si mund të përballohen me kurajë qytetare e politike edhe procese të tilla. Jam trajnuar nga zoti Berisha që në vitin 1992, kur isha isha 23 vjeç, si i pari deputet opozitar që m’u hoq imuniteti e që kërcënohesha çdo ditë me burg për të ashtuquajturën kryengritje të Poliçanit. Kështu që mua nuk më shqetësojnë aspak akuzat e çështjet që hapen në emrin tim. Nuk kanë lindur ende në këtë botë burra, vendas apo ndërkombëtarë, që të shantazhojnë Ilir Metën si politikan. Unë përulem vetëm para arsyes, të drejtës e të mirës, në politikë, në jetë e në shoqëri”.

Leave a Reply