Intervistë/Ndocaj: në Shtator Rama 2 pa LSI

Home » Aktualitet » Intervistë/Ndocaj: në Shtator Rama 2 pa LSI

By edi on August 8, 2016. No Comments

edi_rama_me_deputetet_e_ps_lezhe_1_18802 13614936_1576662479294635_8007155877622011299_n 13668954_617300575103918_5539696793848173066_nI nderuar z. Ndocaj, edhe pse është sezon pushimesh, ju jeni ndër të paktët politikan që vazhdoni të jeni aktiv në qëndrime e deklarata. Kohët e fundit deklaratat tuaja në lidhje me Metës dhe LSI janë “nxehur” shumë. Pse po ndodh kjo?

Po! Është e vërtetë se vazhdoj të mos jem me pushime e kjo tashmë është pjesë e kulturës time ndaj punës dhe angazhimeve. Duhet të theksojë para jam biznesmen e pastaj politikan e për ne biznesmenët koha është shumë e çmuar dhe ajo duhet të prodhojë gjithmonë vlera të çmuara. Pra, për kulturën e biznesit pushimet konsiderohen kohë e humbur. Ne kemi mbyllur një sezon të vështirë Parlamentar me një sukses historik atë të kalimit të reformës në drejtësi. Megjithatë, procesi i reformimi në drejtësisë nuk është mbyllur me kaq, sepse kemi 7 ligjet për të kaluar në Parlament. Unë, Metën apo LSI nuk e kam trajtuar asnjëherë si aleat e madje kam thënë në intervistat e mia se: Meta ditën “han” tek ne e natën shkon e flenë tek “PD”. Kjo u vërtetua më së miri nga Meta dhe LSI në lidhje me qëndrimet që ato kishin. Qëndrimet e tyre ishin plotësisht politike dhe nuk kishin të bënin me rëndësinë e reformës. Madje, Meta tentojë të përdor reformën për arsye pushteti. Vendosmëria e ndërkombëtare e detyrojë Metën të bëj kthesën ditën e fundit. Megjithatë, mund të them se ishte tepër vonë, sepse qëndrimet e Metës dëshmua de facto se koalicioni nuk ekziston më. Unë, jam i vetmi nga grupi Parlamentar i PS që këto mendime i kam thënë hapur. LSI është një parti që është mësuar të mopolizojë politikën, të censurojë e të kontrolloj mediat. Në këto rrethana, sot unë jam zëri i vetëm i censuruar në media, por jo në social netëork që kërkoj publikisht largimin e LSI nga koalicioni. Në këto rrethana, Meta ka urdhëruar shërbëtorët e tij që të më sulmojnë mua në të gjitha mënyrat. Madje, kanë pasur paturpësinë të krijojnë alibinë se jam i kërcënuar dhe kam nevojë për mbrojtje fizike.

Beteja juaj politike me Metën mund të konsiderohet tepër e guximshme dhe po ashtu dhe e ashpër. Pse po ndodh kjo?

Njeri sipas rrethana jetësore zgjedh të jetë i guximshëm ose frikacak. Të dyja janë ndjenja të njeriut, por jeta ime për shkak të rrethanave ka qenë një jetë e karakterizuar vetëm nga guxim. Ishte i vogël e mora guximin e udhëtova drejt Greqisë, më rrahën në kufi e përsëri nuk u ndala deri sa arrita në destinacion. Në 1997 në një moshë të re i hipa gomones dhe çava detit drejt brigjeve të Italisë.  I hyra biznesit në Itali e këtë e bëra vetëm falë guximit. Pra, unë në jetë kam përqafuar guximin. Është e vërtetë që konsiderohet guxim të flasësh hapur për Metën, por guximi im është në drejtësi e për këtë nuk tkurrem në misionin tim si politikan e si qytetar. Shqiptarët duhet të vrasin frikën dhe të keqën e vetëm kështu do të jenë në gjendje të jetë vetvetja e të ndërtojnë të ardhmen. Kritikat e mia kundrejt Metës sado që mund të duken të ashpra, janë të vërteta. Unë, jam në kontakt të vazhdueshëm me qytetarët që për çdo ditë me qindra telefonata më inkurajojnë të vazhdoj rrugën time të drejtë e transparente. Ashpër mund të konsiderohet për faktin se Meta nuk është në ditët e mira, ai për shkak të rrethanave ka humbur qetësinë dhe dashurinë. Në këto rrethana ai sulmon ashpër këdo që e kritikon dhe e kundërshton me fakte. Për këto arsye disa personazhe me urdhër të LSI kanë vendosur të më sulmojnë mediatik, por po lodhen kotë se s’kanë çfarë të thonë për mua. Pastërtia ime dhe drejtësia ime më japin privilegjin të mos jem i shantazhum dhe të vazhdoj rrugën e drejtë pa influenca hipokrizie. Po tentojnë të më sulmojnë me deputetë të dështuar e pa asnjë lloj vlere qytetare e politike e po ashtu po tentojnë të më sulmojnë me këshilltarët e tyre që janë sekserë, parazit që gjithë kohës se seancave konsumojnë duhan në mënyrë të paligjshme në mjediset e Kuvendit. Pra, Meta ka bërë zgjedhjen e gabuar, sepse ka vendosur të më sulmojë me antivlera e kjo më favorizon mua në luftën politike duke më rrit kredibilitetin në atë që them e mendoj.

Vapa e verës po bën që në mendjen e politikanëve, sipas orekseve të qarkullojnë ide të ndryshme. Meta ka ndërruar mendjen disa herë deri tani, herë duke kërkuar zgjedhje të parakohshme, herë qeveri teknike. Ndërsa, PS në fillim ka kërcënuar me zgjedhje të parakohshme e sot mund të themi se ka heshtur. Ju jeni i vetmi anëtar i Grupit Parlamentar të PS që flisni për një Rama2 pa Metën. Çfarë do të thotë kjo?

Qëndrimet e mia kanë qenë konstante për LSI që nga marrëveshja e një prillit që e kam quajtur dështimi e zhgënjimi socialistë. Pra, asnjëherë nuk e kanë përkrahur qeverisjen me LSI e cila na ka bërë dëme të mëdha duke na dëmtuar imazhin e transparencës e po ashtu edhe në pengimin e reformave. Kjo për faktin se LSI ka shumë probleme me vetën dhe çdo proces e shikon si rrezik real. Partia Socialiste, ndërkombëtarët dhe shqiptarët nuk duan zgjedhje të parakohshme, sepse janë një pengesë për realizimin e reformave dhe një humbje energjie. Në shtator mund të themi se kemi hyrë në fushatë politike, sepse kemi vitin e fundit të legjislaturës. Pra, nuk ka asnjë kuptim që të bëhen zgjedhje të parakohshme në një kohë, kur po vijnë zgjedhje normale të mbarimit të legjislaturës. Partia Socialiste i ka të gjitha mundësitë të qeveris pa LSI deri në mbarim të legjislaturës. Në këto rrethana dhe në prishjen de facto të koalicionit, ka shumë gjasa që në shtator të kemi votëbesimin e Rama2, me aleat të tjerë duke përfshirë edhe deputetë të LSI e disa të PD. Sondazhet e bëra dëshmojnë që nëse PS del nga koalicioni, ajo pëson një rritje politike. Jam i bindur se realizimi i Rama2, do ti jepte një kohezion të ri qeverisjes, rifreskim kabineti e po ashtu do të bënte të mundur realizimin e disa projekteve të rëndësishme në lidhje me infrastrukturën, ekonominë e zhvillimin. Pra, unë besoj realisht në Rama2 e do të bëj lobimin tim brenda PS për këtë. Jemi shumë deputet që e kërkojmë Rama2 dhe largimin e Metës nga qeverisja.

Marrëdhëniet tuaja me Ramën kanë qenë debatuese mund të themi. Kohët e fundit ka sinjale se janë thyer akujt. A është e vërtetë? Pse ka ndodhur kjo?

Konflikti im me Ramën nëse mund të quhet kështu ka qenë në lidhje me qëndrimet e mia për LSI e po ashtu edhe në lidhje me kritikat e mia për disa ministra. Tek PS ekziston një grup jo i rëndësishëm që ka lidhje pazaresh me Metën, i shërbejnë Metës e madje në këtë grup flitet se ka edhe Ministra. Pra, këta persona kanë interesa personale tek bashkëqeverisja me LSI. Në këto kushte, këto kanë lobuar vazhdimisht tek Rama kundër meje! Jo vetëm kaq, por pa pushim i kanë folur Ramës keq për mua edhe për gjëra që nuk ishin të vërteta. Qëndrimet e Metës në lidhje me reformën dhe kërkesën për të shkarkuar Ramën e me krijuar qeveri teknike e bindën Ramën që unë kisha qenë në krahun e tij dhe jo një kundërshtar. Marrëdhëniet e mia me Ramën janë kthyer në një linjë normale e miqësore.

Nga Redaksia

Leave a Reply