Kush është Dionis Imeraj, kandidati i PS për Peshkopinë ?

Home » Aktualitet » Kush është Dionis Imeraj, kandidati i PS për Peshkopinë ?

By edi on August 13, 2016. No Comments

indexZgjedhjet e Peshkopisë po bëhen një betejë e fortë mes dy kampeve e për këtë nuk ka ndonjë filozofi të madhe për ta kuptuar. Mjafton të përmendim faktin se PD nuk po gjente askënd dhe detyrojë të kthente Sherefedin Shehun nga Tirana, të linte rehatllikun e Parlamentit, ajrin e kondisionuar të ish Bllokut dhe tani do të bëj betejën e zhulit të Peshkopisë të lënë në harresë. Nëse Peshkopia ka zhulin, gropat dhe probleme të tjera këta janë të trashëguar nga PD që ka keqqeverisur për 25 vjet. Është e freskët memoria për qytetarët e Peshkopisë nga Naim Gazidete që kishte marr peng çdo qelizë të Peshkopisë. Skandali i Shykriut ishte një ngjarje e rëndë, por kjo ishte një më shumë një përgjegjësi private e personale se sa një përgjegjësi e krejt PS ! Megjithatë, Shukriu e mori ndëshkimin që meritonte e ndoshta edhe më shumë. Megjithatë, mëkatet 25 vjecare të PD nuk mund të të justifikohen e të harrohen me një mëkat të Shukriut.
Mediat po flasin për dy kandidatët e garës së Peshkopisë. Të gjithë po mburren me kualifikimet e Sherefedin Shehut, por pak njohin Dionis Imeraj, kandidatin e PS. Kjo mund të quhet një garë mes dy financierëve dhe ekonomistëve ! Dionisi është një financier shumë i zoti dhe shumë premtues. Ai ka kualifikime serioze dhe një CV që është për tu pasur zili nga më shumë se 50% e deputetëve. Po ashtu Dionisi ka eksperienca shumë të rëndësishme profesionale dhe është një ndër njohësit më të mirë të sistemit financiar e bankar shqiptar. Dionisi është i diplomuar në Fakultetin e Ekonomikut dega «Menaxhim Biznesi » dhe po ashtu ka mbaruar masterin tek Luarasi për Financë dhe Menaxhim Risku dhe ka bërë disa kualifikime. Po ashtu Dionisi ka drejtuar institucione të rëndësishme tek NGB Bank dhe në agjenci ndërmjetësimi. Ai njeh mirë Anglisht, Italisht dhe Frëngjisht. Po ashtu ai ka bërë një punë të mrekullueshme si Drejtor i Tatim- Taksave në Peshkopi që kanë njohur një progres të konsiderueshëm. Dionisi i përket vizionit të ri të ardhmes së qytetit të Peshkopisë.

Leave a Reply