LEKBIBAJ, INDIPEDENCE ARISTOKRACIE

Home » Aktualitet » LEKBIBAJ, INDIPEDENCE ARISTOKRACIE

By edi on August 1, 2016. No Comments

Screenshot_2016-08-01-11-41-23~2Nga: Agron Prebibaj

Tek po me kujtohet bota ime feminore ne shqipetimin e tre emrave te pare. Fillimisht edhe une si gjithe femijet e botes, se pari kam thirrur Nene, se dyti Baba por me siguri emri i trete i thirrur nga une i bie te jete Lekbibaj. Nuk eshte aspak rastesi por krejt e vertete jo vetem per mua por per shume te moshes time e lart nga e njejta zone.
Fshati Lekbibaj ishte qendra e zones Nikaj-Mertur, Lokalitet, pra nga aty ishte fillesa e gjithe te mirave e te keqijave nga pushtetet. Per te spjeguar kete emrin e trete per mua me duhet te rifreskoj varferine tone te perbashket: kur te rriturit na sillnin ne shpi; bostan, gurabia, buke gruri, – ne te vegjlit gezoheshim dhe pyesnim, – ku i more baba, mixh, etj, – ata na pergjigjeshin, – ne Lekbibaj. Ky pra eshte realiteti i shqiperimit te emrit tim te trete, pasi edhe une e te tjeret nga Curraj Eper e fshatrat perreth kishim nevoje te ushqeheshim me mire sesa me buken e misrit.
Edhe ne qe kemi studijuar ne Tirane para 1990, kur na pyesnin, nga jeni çuno, – pergjigjeshim, jam nga Tropoja, po te pyeste nga ç’vend ne Tropoje, – thonim nga Lekbibaj.
Sigurisht se Lekbibaj ishte nje fshat i zones me 12 fshatra te Nikaj e te Mertures, por ishte referenca e gjithesecilit, njeri nga tre emrat e njohur te Malesise se Gjakoves vjen emri im i trete. Per fshatin Lekbibaj si qendra e zones, eshte shkruar tashme shume pak, aq pak sa sikur te mos kishin ekzistuar, kjo ndoshta qellimplote per bllokim frymemarrje per treven e cila asesesi nuk mund te izolohet, pasi prej nga Lekbibaj buron gjithçka e vyer, prej aty fillon para 5 shekujsh shperndarja e fisit Nikiaj, prej aty krijohen mundesite e nguljes ne zone te fisit Merture e vllaznive te ikura, pra aty krijohen hapsirat per shtepine – shpia e te Zotit, shpia e miqeve.
Ne Lekbibaj, qendron magazina e mendjes, aty filloi besa e mikepritja, aty u priten dhe u percollen qe nga Kovaçi, rrugetari e deri te shtetari, sigurisht edhe ne oren 12:00 te nates, kur ka thirrur i mbeturi ne rruge, – o i zoti i shtepise, pergjigjia ishte e sigurte, – hajde byjrem. Pra kurre nuk ndodhi qe i Lekbibasi edhe pse ne rruge kryqe t’ja mbylle kujt deren, kjo nje reference e shkelqyer per pasuesit, si Betosha, Raja, etj.

KRENARIA ME KEMBE NE TOKE

Ka afro dy vite qe kam ngacmuar intelektuale te fshatit Lekbibaj, perse nuk shkruajme diçka per historine, ndonje reportazh, por sikur t’a kishin bere te gjithe me një llaf me pergjigjeshin, – nuk ka nevoje, nuk ka rendesi, etj. Une vendosa te nxehesha me ate nacionalizmin tim krejt te shendoshe, duke marre informacion per disa gjera qe nuk i dija por i vendosur te shkruaj edhe nese le shume gjera pa thene. U binda se ne Lekbibaj, ka indipedence aristokracie, duke mos tendtuar asnjeri i pare apo me lart se tjetri, por gjithenje respekt per fjalen e njeri – tjetrit. Nje nate po rrija ne shtepine e Sokol Palit (Imeraj) dhe po e pyesja per shume shtepi ne Lekbibaj, ajo cfare me befasoi, ai mi beri te gjithe te shkelqyer, te gjithe mbreter, askush i keq. Une nuk kisha aspak qellimin te nxirrja se kush eshte i keqi, pasi isha i bindur se e keqja eshte afer zeros, por se problematike ka edhe ne Lekbibaj. Te njejten gje ma perseriti edhe biznesmeni nderberesi Martin Meshi e disa intelektuale te tjere.
Krijimi i hapsirave ne komunikim, degjesa me shume sesa te folurit, mbetet e veçanta e secilit nga Lekbibaj, nje shkolle kjo ne sherbim te atyre qe kuptojne me pas.
Ai nga Lekbibaj, degjon fjalen e atyre perreth ne zone e me larg, degjon edhe kur ata e teprojne me krenarine e tyre, duke gjetur momentin ndepermjet urtise e shakase se zbutur, se jo gjitheçka eshte e vertete apo dreqi nuk kapet per bishti, etj.
Perveç urtise e mençurise qe kane patur e kane Lekbibajt, me duhet te veçoj edhe nje urim e mallkim te tyre: Te ndimofte, “Ora e Nikajve e te plaste pika e Nikajve”, kjo sikur te ishte nje shenjte e shejtan perballe njeriut te mire e te keq e instaluar kjo ne Nikaj. Gjithnje eshte perdorur per mire e me shaka qofte urimi e mallkimi por edhe e nxehte ndonjehere, nje ego e paster per te krijuar Zotin e vet.
Shkollimi e etja per dije ne Lekbibaj, nisin ndepermjet shkolles se ashper, atehere kur flinin ne fier e me koke ne cumer, asnjehere zjarri ne mes te votres por ishte oxhaku ai qe terhiqte tymin e blozen, nje kulture kjo e rralle per shqiptaret. Ne soben e burrave fliste gjithnje i madhi i cili predikonte vetem gjera njerezore e humane, ndersa me te vegjlit degjonin te pergaditeshin per te nesermen me ushqimin e shendoshe te fjales se te rriturve.
Nje ushqim i mire per dije e zhvillim ishte Kisha e cila ka patur nje rol mjaft pozitiv per zonen. Pas hapjes se gjere te shkollave, secili nga Lekbibaj u arsimue me shkolle nate e dite, me pas duke u turrur per arsimim te plote, por etja per shkollim rritet me vendosjen e shkolles se mesme ne Lekbibaj e cila sjell dije e qytetari ne rritje, ndaj sot mbi 96% e fshatit Lekbibaj kane arsimin e mesem, kjo e rralle jo vetem ne Shqiperi, por edhe ne Ballkan.
Kjo elite e qytetari e etur per dije pasohet me shkallen me te larte Intelektuale, tashme jo vetem prone e Lekbibajve, por pasuri kombetare e pertej. Jane profesoret Ndoc Paplekaj, Lush Susaj, Kole Susaj te cilet kapercejne kufijte kombetare, nje elite kombetare si Syk Paplekaj, Sokol Meta, Filip Meshi, Ndue Bushati, Gjergj Paplekaj, Zef Imeraj, Lushash Paplekaj, te pasuar nga Nikoll Imeraj- kryetari i pare i komunes ne Lekbibaj (1992-1996), Leke Pecnikaj, Sokol Susaj, Alfred Susaj, etj, te cilet pasohen nga brezi tjeter i arte, Petrit Imeraj, Djana Paplekaj, Agron Meshi, Paulin Paplekaj, Aleksander Imeraj, Synejona Paplekaj, Agron Paplekaj e plote te tjere, ku do te mjaftonin vetem keta super yje te ishin pse jo edhe perfaqesues te kombit kudo por jo ne politike pasi nuk jane genjeshtare.
Muzika eshte nje tjeter pasuri e veçante e ketyre Lekbibajve, vertete elitare e demostrim kulture ne breza, nje fillese e rritur nga shpia e te “cmendurit” antikomunist Miter Kola, i cili disidencen e tij ndaj pushtetit e pasuronte me muzike, duke krijuar Ansamel brenda shtepise, me qellim per t’a pasuar ate per tek i madhi Syk Papleka (i cili mbetet i gjalle), tek Gofilja e Synejona. Por Lekbibaj nuk eshte vetem kaq ne fushen e muzikes, ketu ka lindur kompozitori i madh Kole Susaj, duke lene pasues te tij aty ne vendlindje vellain Sokol Susaj, ndersa profesori i muzikes e kenges Leke Pecnikaj, tashme kembekryq ne skene e çdo voter shqiptare. Sikurse duhet kujtuar me krenari ne festivalet e Gjirokastres, Ndoc e Pjeter Imeri me kenget e tyre maja krahu.
E veçanta e Lekbibajve si epiqendra e zones, dukshem paraprin ne rezistencen ndaj komunizmit, megjithese ky djalle do te ishte fitues, por perballja ishte e forte edhe pse me kosto te madhe njerezore. Si familje antikomuniste te fshatit Lekbibaj mund te veçoj: Çun Kola (Paplekaj), Uke Çuni (Imeraj), Shaban Zeka (Bushat), Miter Kola (Paplekaj), Miftar Aliaj (Aliaj), Bal Mehmeti (Pecnikaj), Murrec Faslia (Paplekaj), Ndue Lulashi (Susaj) Ndue Basha (Rosaj) Sokol Ndou (Aliaj).

ORGANIZMI DHE SHTRIRJA E LEKBIBAJ

Fshati Lekbibaj fillon prej 300m mbi nivelin e detit, me nje shtrirje te lehte kodrinore me lagjet: Paplekaj, Alimarkaj (Aliaj), Pecniakaj, Meshi, Susaj, Peci, Bushati, Rosaj, Imeraj, etj. Aty ne Paplekaj eshte shtepia e Topuzit (Dem Hyseni) i cili perfaqesonte fisin e Nikajve pas Bajraktarit, nje shtepi kjo perfaqesuese e denje e fisit nder breza e kudo. Pse jo edhe ne Lekbibaj duhet te kete patur probleme nder familjare (pasi edhe keta jane produkt shqiptar), por jane mbyllur e shuar konfliktet si askund me mire, nje vlere tjeter kjo njerezore, vllazerore e humane e njeriut per njeriun, rast unikal ne Shqiperine e Veriut.
Zejtaria ne Lekbibaj, ne shekuj prezente, shtepia e Topuzit zoteronte Venicen ( fabriken e kohes) perpunimin e leshit e prodhimin rrobave tradicionale (veshje e kohes).
Ndertues te shkelqyer nga Lekbibaj te kullave te gurit 2-3 kateshe qe nga Gashi, Krasniqja e Nikaj-Merturi ishin vellezerit Mark e Çungel Dema, ndersa per prodhimin e veglave bujqesore, artizanale e shtepiake si: parmende, zgjedhe, furka, boshta, sheka, tinare, etj, ishte Zef Pali (Paplekaj). Ka patur disa mullinj bloje, mini-baxha e punishte vere, kjo tradite por edhe jetike.
Ajo çka befason sesi Lekbibajt i kane besuar kurimit e operimit ne te kaluaren, mjekut e kirurgut popullor Sokol Ndreu (Aliaj) i cili edhe sot percillet nga brezat me krenari per suksesin e tij.
Te gjitha shtepite jane dy kateshe, kulla guri e te mbuluara me rrasa guri, pasi ketu nuk i rrah shume bora, pa patur nevoje te kene mbuloje alpine si me lart.
Ne Lekbibaj toka eshte mjaft prodhuese te ciles i merren dy prodhime ne vit, rriten e kultivohen te gjitha perjashto agrumet, paresore drufrutoret, geshtenja e arra. Aty ku banohet nuk ka ndonje bimesi te pasur, bimesia pasurohet ne bjeshket e tyre, Qershiza, T’therme e Fangja, shrire deri ne Kakine e Nikajve. Fauna mbetet e pasur, pasi aty gjendet, dhelpra, macja e eger, ketri, ukju, me lart ariu, derri i eger, lepuri, iriçi e veçanta plot thellenza. Ndersa kafshet shtepiake jane po ato te zones si: lopa, delja, dhia e derri, kursa pula shigjeton me shume gjarperinjte. Zakonisht ne kete zone nuk eshte shquar gjuetia e peshkimi por ata pak qe jane i perkasin Lekbibaj ku ne shenjester mbetet peshku, lepuri e thellenza, duke uruar per kete te fundit te mos demtohet, pasi eshte shpendi qe une dashuroj.
Se fundmi, me duhet t’a mbyll, i bindur se kam lene shume gjera mangut qe duhet vijuar edhe nga dikush tjeter porse une do rikthehem perseri, nje deyrim per kryeqendren e krenarise tone. Lekbibaj Une jam krenar t’i perkas seciles shtepi ne Lekbibaj dhe askund tjeter.

Leave a Reply