Loja politike në kurrizin e dibranëve

Home » Aktualitet » Loja politike në kurrizin e dibranëve

By edi on August 15, 2016. No Comments

12645127_957061931041763_1361981344756938720_nTë gjithë kishin menduar se dibranët janë të zotët për të bërë lojëra e sidomos lojëra politike. Megjithatë, këtë herë për fat të keq duket se dibranët janë subjekti i një loje politike që po luhet në mënyrë të turpshme në Tiranë.

Dibranët janë sot treva më e izoluar dhe e braktisur në këto 25 vite. Dibra, pa frikë të ngjan me mesjetën. I kujt është faji? Pushtetin lokal në Peshkopi e ka pasur gjithmonë PD dhe po ashtu e pushtetin qendror më shumë e ka pasur PD me LSI! Pra, kush i ka mashtruar dhe manipuluar dibranët në këto 25 vite? A kanë moral deputetët e PD të shkojnë pas 25 vitesh më të njëjtat fytyra e të fshiqen si engjëj si shpëtimtar të apokalipsit.

Koalicioni i PD me LSI e shkatërroj dhe e rrënoi Dibrën. E dini pse? Sepse, Monika Kryemadhi humbi zgjedhjet e për rrjedhojë si familjen e futën Dibrën në listë e zezë të investimeve. Pra, Dibra ishte e ndëshkuar të mos kishte asnjë investim. Të vetmet investime që janë bërë në Dibër nga 2005 e deri më sot janë dy: Ujësjellësi, që pasi përfundojë u kujtuan të bënin analizat dhe doli i pa pijshëm e po ashtu edhe rruga Peshkop-Kukës, që nuk është investim i Qeverisë, por i Bankës Botërore.

Kam qenë i vogël kur në fillim të viteve ’90 shkoja në Peshkopi dhe herën e fundit që kam qenë ishte para dy ditësh. Ajo që vura re ishte se vendi që kanë quajtur tek karburanti, pra në fund të bulevardit kur shkon për Sllovë, kishte të njëjtën pamje që ka pasur para 25 vitesh. Pra, në 25 vite aty nuk është bërë asnjë lloj investimi. Madje, vetëm është përkeqësua. Peshkopia ngjan me një vend të bombarduar me ndërtime të shumta pa leje që kanë dëmtuar rëndë imazhin e një qytetit të pastër alpin, me rrugë që ngjajnë me ato të Kabulit në kohë lufte. Kush i ka fajet për këto? Të gjitha këto faje 25 vjeçare të administratës së PD duan t’i mbyllin me “brekët e Shukriut”. Nuk dua të merrem me fenomenin, sepse shkriu është vetëm maja e ajsbergut të politikës shqiptare. Ai është fat keqi që u sakrifikuar për të gjithë imoralistët e tjerë, për të gjithë hajdutët dhe ata që kanë qeverisur.

Po për punën e Shukriut a ka pyetur njeri? A ka pyetur njeri se në çfarë kushtesh financiare e ka lënë në dorë Shukriu Bashkinë? Shukriu ishte një ekonomistë i zoti dhe buxhetin e Bashkisë e ka lënë të shëndoshë e po ashtu ka lënë të firmosur me një fond të garantuar ndërhyrjet për modernizimin urban të qytetit.

Të gjithë betejën aktuale kundër doktor Ramës, disa duan ta lidhin me mbiemrin e tij të ngjashëm me Kryeministrin e po ashtu edhe me brekët e Shukriut, Po mirë kaq naiv duhet të jenë përsëri dibranët? Kë duhet të zgjedhin ata , një doktor si Rama që jeton çdo ditë në Peshkopi, mes halleve të njerëzve, që shpëton jetë njerëzish dhe që gëzon një respekt të veçantë, apo një deputet që ka 25 vjet që e ka braktisur Dibrën. Pra, Dibranët nuk mendoj se janë aq shumë të zhvilluar e të avancuar që të zgjedhin një Kryetar Bashkie për ta ndihmuar të dal në pension në kurrizin e tyre.

Loja e Tiranës është një lojë e filiqet politike dhe nuk është në shërbim të dibranëve ashtu siç nuk ka qenë deri më sot. Koalicioni i djathtë, i bazuar krejt në pazare të rëndomta nuk është një garanci për Dibrën, por ata duan ta përdorin Dibrën për pushtetin e tyre.

Dibra është ngopur ne deputetët e saj që në 25 vite nuk e ngritën kurrë zërin për hallet dhe kërkesat e tyre. Ka ikur koha kur dibranëve ju merrej vota në këmbim të një lope, të një transformatori të energjisë elektrike apo në këmbim të thesit të miellit.

Shukriut tashmë i përket të kaluarës dhe nuk është një motiv që dibranët të përdoren përsëri në politikë dhe po ashtu të mashtrohen me premtime boshe. Jam i sigurt se dibranët do të bëjnë zgjedhjen e duhur dhe ajo është një mjek i nderuar që jeton në Peshkopi që shërben në Peshkopi dhe që është i respektuar po në Peshkopi. Të gjithë ne të tjerët jemi mysafir në vendlindje, duhet të kontribuojmë, por jo të përfitojmë në kurriz e patriotëve tanë që nuk kanë bukë me ngrënë dhe jetojnë me shërbime si në mesjetë.

 

Alban Daci

 

Leave a Reply