LSI, pronare SH.A-ve të qeverisë Rama: Vjedhje, tallje dhe mashtrim qytetarëve

Home » Aktualitet » LSI, pronare SH.A-ve të qeverisë Rama: Vjedhje, tallje dhe mashtrim qytetarëve

By edi on August 10, 2016. No Comments

Kam një muaj që kam ardhur nga Italia ku punoj dhe jetoj prej 25 vitesh. Në vend që gjërat të   ndryshojnë për mirë  shikojë se është e kundërta. Si emigrant mua nuk më intereson se u mblodhën taksat e tatimet, apo i paguan apo nuk i paguan detyrimet, debitorët e energjisë. Mua dhe ne të gjithëve na intereson se si na përgjigjet dhe na shërben administrata e kësaj qeverie, shkruan emigranti “dixhital”.

Kam një muaj që nuk mund të kthehem në punë, sa edhe leja më ka mbaruar dhe mund të humbas vendin e punës, për një arsye absurde. Përse ? Për hiçgjë. Nuk mund të kthehem sepse mëndjet e mbrapshta të administratës së seleksionuar si administratë e LSI-së, nuk më lënë të iki.

Më duhen dy dëshmi penaliteti, për fëminjët e mi, që kanë përfunduar studimet dhe punëmarrësit i’u a kërkojnë një dëshmi të tillë, kur punon në instuticione financiare. Por ku dhe si t’i marrësh?!

Mua kur u nisa, as që më shkojë mendja se do më gjente belaja. Jo se kisha besim tek administrata e “shkëlqyer” e Tiranës, por sepse para disa vitesh e kisha marrë një dëshmi për vete, me 50 lekë dhe brënda ditës, duke dorëzuar një certifikatë, në një zyrë tek përmbarimi i Tiranës, mbrapa ambasadës greke. Mirëpo gjërat kishin  evoluar.  Drejtoria e Postave dhe Drejtoria e Burgjve na qënkan ndërrmarje private të LSI-së. Për të rritur të ardhurat dhe shtuar të punësuarit, këto hajdutë gjetën metodë e zhvatjes  së qytetarëve. Ndaj kërkesa do dërgohej në post dhe posta do ta dergonte në Drejtorin e burgjeve. Se çfarë lidhje ka Drejtoria e Burgjeve me  vendimet e disa shkallëve të gjykatave, këtë nuk ka mendje normale që ta kuptojë.

Një qytetar për një vepër penale mund të dënohet dhe me një gjobë të rëndë, ose mund ta vuaj dënimin pa bërë asnjë ditë burg, me “kusht”, ose  në arrest shtëpie. Në të gjitha këto raste, qytetari quhet i dënuar. Tani a mund ma spjegojë njeri, se çfarë lidhje ka administrata e burgjeve me këto llojë dënimesh.

Spjegimi është i thjesht, këta hajdut në “gen parti” kanë shpikur metodën e vjedhjes dhe të talljes me njerëzit thjeshtë, për të punësuar sa më shumë militante. Tani nuk paguhet më 50 lek, por plot 400 lekë për militantët e partisë nëpër posta dhe ata injorantët, në drejtorin e burgjeve.

Vonesa siç duket justifikohet me derrat dhe dosat që punojnë atje . Nga që nuk njohin kompjuterin, rrinë me ditë, duke rrëmuar në libra “inventari të burgosurish” dhe po i gjetën për një muaj, gjysma e së keqes.

Ky shërbim  poshtërsisht fyes dhe grabitës mbaron tek dera e postë. Për të marrë dëshmin, që para 4 vjetësh e mernim me 50 lekë të vjetra, tani duhet të shkosh çdo javë në postë dhe të pyesësh, megjithëse ke paguar 400 lekë.

Këta hajdut, minimalja që duhet të bënin, ishte të caktonin një datë dhe ta sillnin në adresë ku banon, sipas vëndit edhe në Milano ku jetojë unë. Kjo është Posta e fëlliqur Shqiptare dhe administratas e burgjeve, që Rama i’u a ka bërë dhuratë bandave të LSI-së, e që i kanë kthyer në ndërrmarje private, duke vjedhur dhe tallur qytetarët. Poshtërsi më të madhe nuk ka!

Të paguajnë qytetarët, për një shërbim që nuk është shërbim, por vjedhje dhe poshtrim, këtë vetëm mendjet e të poshtërve mund ta realizojnë.  Bandat e Ilir Metës dhe këtij palo ministri më kanë borxhë punën,  poshtrimin, sorollatjen, mashtrimi për parat e marra pa më kryer asnjë shërbim.

Mjerë ju që jetoni me këto hajdutë dhe mashtrues të pacipë!/zathur

Leave a Reply