Meta në ankth, nuk i beson më askujt, e drejton partinë me kalamaj: Urdhërohen më lehtë!

Home » Aktualitet » Meta në ankth, nuk i beson më askujt, e drejton partinë me kalamaj: Urdhërohen më lehtë!

By edi on August 1, 2016. No Comments

metaEshtë bërë tashmë një sport kombëtar sulmi ndaj kryeministrit Edi Rama, jo vetëm për qeverisjen e vendit, është normale të jetë nën goditjen e opozitës, shoqërisë civile, mediave dhe qytetarëve të thjeshtë madje për mosrealizimin më të vogël, por është vënë nën goditje për mungesën e demokracisë në Shqipëri.

Nuk marr përsipër të them se ka një demokraci të kulluar jo vetëm në Partinë Socialiste por në asnjë parti tjetër në Shqipëri. Jam i mendimit se pothuajse të gjitha partitë janë njëlloj përsa i përket demokracisë së brendshme, ku kapaku i është vënë dhe me ligjin e ri zgjedhor dhe fiksimin e sistemit zgjedhor në Kushtetutë, proporcionali rajonal ku kryetari i partisë zgjedh të gjithë kandidatët për deputetë pa pyetur partinë.

Por të degjenerojë partia në atë farë feje siç ka ndodhur me LSI, është me të vërtetë e paimagjinueshme, ndonëse kjo parti është tërësisht pronë e Ilir Metës dhe e familjes së tij dhe ai bën atë që i shkrep në kohë sa herë që e mendon se duhet bërë një gjë të tillë pa pyetur struktura apo forume partie, që janë tërësisht fiktive.

Dhe një degjenerim i tillë arrihet deri atje sa të rinjtë e LSI bëjnë këngë me kryetarin e LSI Ilir Meta, e këndojnë dhe mburren publikisht duke vënë në siklet dhe vetë partnerët e koalicionit, pasi dhe Enver Hoxha lejoi ti këndohej në të gjallë të tij andej nga viti i 35 i qeverimit me dorë të hekurt në krye të PPSH dhe më saktë pas vitit 1976 kur nuk ishte fort mirë nga gjendja shëndetësore.

Por një politikë e tillë kalamajsh e ka zanafillën në vetë formatimit e drejtimit të partisë, ku Meta që e ka pronë të veten LSI heq dhe vendos drejtues sipas dëshirës.

Më konkretisht, Komiteti Drejtues Kombëtar i LSI-së zyrtarizoi më datën 3 qershor 2016 ndarjen e posteve ministrore nga ato partiake. Kjo ndarje u bë në kuadër të organizimit për zgjedhjet në LSI. Konkretisht, Kejdi Mehmetaj dhe Endrit Braimllari u zgjodhën si dy nënkryetarët e rinj të LSI-së. Detyrë që deri më dje e mbanin Ylli Manjani.

Leave a Reply