Ndarja ideologjike nuk justifikon më votën në Dibër

Home » Aktualitet » Ndarja ideologjike nuk justifikon më votën në Dibër

By edi on August 16, 2016. No Comments

13879301_1085920261489262_3325633965109335850_nDibra, ka qenë një ndër ato vende që e ka pasur të ashpër Luftën e Klasave gjatë Regjimit. Kjo Luftë Klasash goditi padrejtësisht familjet më të mira të zonë dhe intelektualët.

Lufta e Klasave u përdor në mënyrë të turpshme për rivalitete personale e për eliminimin e tyre nën maskën e Partisë apo të pushtetit.
Kjo luftë e ashpër bëri që me ardhjen e viteve ’90, realisht dhe parimisht ndarja të ishte e madhe mes ish të persekutuarve dhe komunistëve, spiunëve dhe xhelatëve të rinovuar.
PD, me moton e saj kundër regjimit dhe me sloganin e demokracisë i shfrytëzojë fiset dhe familjet e persekutuara duke ju marr vazhdimisht votën, por duke i lënë në harresë dhe larg pushtetit.
Pra, me idealizimin e tyre për demokraci dhe për shenjë hakmarrje ish të persekutuarit vazhduan ta japin votën e tyre për PD si formë idealizimi dhe mirënjohje për demokracinë.
Megjithatë, e vërteta është krejt Ndryshe, komunistët mbetën përsëri në pushtet pas viteve ’90 duke u maskuar me pamjen e demokracisë e PD.
Disa prej këtyre ishin pikërisht ata që kishin shkruar biografi natën për të burgosur njerëz padrejtësisht, me pretekstin e “birit të Milicit” e pas viteve ’90 ishin bërë demokrat më shumë se demokratët.
PD, duke përdorur ndarjen false të ideologjisë në demokrat e komunistë dhe në luftën e saj të rreme kundër ish spiunëve dhe komunistëve, garantojë një votë masive idealiste saqë doli shprehja se në Dibër edhe Gomarit pot a veshës me flamurin e PD e ka të sigurt fitoren.
Sot, kjo gjë nuk ekziston e nuk duhet të ekzistojë më, për faktin se edhe në vendet më demokratike perëndimore pa ngarkesa urrejtje të së kaluarës dhe pa doza të hakmarrjes për tashmen. Megjithatë, as në Peshkopi nuk duhet të ketë më votë idealiste dhe ideologjike. Sepse, demokratët e vërtetë nuk janë afruar asnjëherë tek PD dhe aty kanë drejtuar gjithmonë familjet që i kanë shërbyer Regjimit. Prandaj, do ju bëja thirrje dibranëve që të mos jenë idealist në votën e tyre, por të votojnë me logjike racionale duke votuar mbi të gjitha kandidatin, i cili duhet të jetë i gatshëm dhe në gjendje ta nxjerr Dibrën nga mjerimi ekonomike e prapambetja urbane, tashmë jashtë çdo standardi.

Leave a Reply