Ndocaj kërkesë zyrtare: Të hetohet rasti i vdekjes në Komisarit në Greqi të Pëllumb Marinkolaj, 28 vjeç nga fshati Rille i Lezhës

Home » Aktualitet » Ndocaj kërkesë zyrtare: Të hetohet rasti i vdekjes në Komisarit në Greqi të Pëllumb Marinkolaj, 28 vjeç nga fshati Rille i Lezhës

By edi on August 14, 2016. No Comments

FB_IMG_1469018837397Kërkesë

 

Subjekti: Të hetohet rasti i vdekjes në Komisarit në Greqi të Pëllumb Marinkolaj, 28 vjeç nga fshati Rille i Lezhës

 

Drejtuar: Ministrisë së Drejtësisë së Shtetit Grek

Drejtorisë së Burgjeve të Shtetit Grek

Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë

 

Nga: Eduart Ndocaj, deputet i Qarkut Lezhë

 

 

Ngjarja:

Viktima Pellumb Marinkolaj jetonte si emigrant në Greqi. ai ishte arrestuar për vjedhje duke bërë 8 vite burg. Prej 4 muajsh gjykata e kishte liruar duke i dhënë një mase me lehtësuese, detyrim paraqitjeje. Me date 3 gusht në orën të darkës ai është paraqitur në rajon, por nuk ka dalë i gjallë nga aty. Policia e ka dërguar të vdekur në morgun e spitalit Erithros Stravros-Athine duke deklaruar se i riu shqiptar ka rënë nga kati i katërt i godinës së rajonit.

Dyshimet e familjarëve për dhunë:

Fillimisht drejtuesit e varrezave kanë refuzuar të tregojnë trupin , të cilit i ishte bërë autopsia pa praninë e prokurorisë , grupit hetimor, familjarëve apo avokatit , por vetëm me urdhër të policisë greke . Miqtë e tij rrëfejnë për “Realiteti neës” se trupi ka patur shenja të dukshme, të një dhune monstruoze . Pasi drejtuesit e varrezave janë ballafaquar me familjarët dhe miqtë, ato kane thënë, se trupi është sjellë i vdekur dhe ai do i dorëzohej familjareve me kushtin e vetëm, që të mos kishte denoncime dhe çështja të varrosej bashke me të.

Kërkesa ime:

Unë, Eduart Ndocaj, në cilësinë e deputetit të Qarkut Lezhë u drejtohem organeve të sipërpërmendura që të bëjnë të gjitha hetimet e nevojshme e të qartësojnë dyshimet e familjarëve. Nëse mbi trupin e shqiptarët është ushtruar dhunë, kjo është e patolerueshme dhe duhet të mbajnë përgjegjësi të rëndë ligjore të gjitha ata që kanë shkelur të Drejtat e Njeriut, Konventat Ndërkombëtar kundër dhunës fizike e psikike. Nuk është e hera e parë që shqiptarët torturohen për vdekje në komisariatet e Greqisë. Madje, këtë lloj dhune e kam vuajtur edhe unë në ato raste që kam udhëtuar drejt Greqisë si emigrantë. I bëj thirrje Ministrit të Jashtëm z. Bushati të bëj gjitha hapat e nevojshme të shtetit shqiptar për të zbardhur rastit e Pëllumb Marinkolaj.

 

Leave a Reply