Ndocaj nuk është i vetëm kundër Metës

Home » Aktualitet » Ndocaj nuk është i vetëm kundër Metës

By edi on August 10, 2016. No Comments

13346698_599514713549171_20305508695902740_nShumë media kërkojnë të heshtin në raportin me betejën Ndocaj-Meta. Pra, shtiren sikur kjo betejë nuk ekziston. Kjo niset nga parulla e turpshme e Metës i cili deklarojë në emisionin “Opinion” se: Eduart Ndocaj nuk e njoh! Kjo ishte një gafë e rëndë institucionale që Kryetari i Parlamentit nuk njeh deputeti! Po ashtu ishte sureale, sepse Ndocaj ka një vit është njeriu më aktiv dhe me mediatik.

Ndërsa një grup tjetër mediatik, mes frikës dhe servilizmit po kërkojnë ta personalizojnë betejën Ndocaj-Meta, si një betejë personale e jo politike.

Pra, kërkohet të bombardohet opinioni publikim me idenë se Ndocaj është një person i vetëm që sulmon Metën. E vërteta nuk është kështu!

Mjafton të ndjekim mediat dhe reagimet e personazheve publike. Eduart Ndocaj ka një mbështetje të fortë nga Partia Demokristiane, ku vetëm kryetari Ndoka është shprehur në favor të Ndocaj dhe ka sulmuar LSI duke argumentuar se këtë radhë koha nuk po ecën për Metën. Po ashtu, edhe mediat me orientim të Ramës, po e sulmojnë fuqishëm Metën.

Kjo nuk mjafton! Tani jemi në një periudhë pushimesh dhe ka rënë intensiteti politik, por në Shtator pritet një block i fortë i deputetëve të PS të sulmojnë në mënyrë frontale Metën dhe LSI. Po ashtu ka përpjekje reale nga Rama dhe disa aleat për të krijuar Rama2 pa metën!

Pra, Ndocaj është zëri i fuqishëm i uragani të fortë e të fuqishëm kundër Metës që pritet në shtator të ketë forcë shkatërruese për LSI!

Leave a Reply