Pas zjarrit të Shënkollit, LSI duhet të shporret nga koalicioni në Lezhë

Home » Aktualitet » Pas zjarrit të Shënkollit, LSI duhet të shporret nga koalicioni në Lezhë

By edi on August 1, 2016. No Comments

edi_rama_me_deputetet_e_ps_lezhe_1_18802
Pashë vendimin e Manjanit që ka ndëshkuar 32 punonjës të burgut të Shënkollit, ku si pasojë e zjarrit humbi jetën një i burgosur dhe i plagosën disa të tjerë me djegie. Reagimi i Manjanit erdhi pas thirrjeve të mia të bëra direkt nga mjediset e burgut.
Dua ta theksojë se isha i vetmi deputetë i zonës dhe po ashtu i vetmi përfaqësues i lartë që u interesova përsonalisht si për situatën e të plagosurve në spital si dhe për situatën në burg.
Unë, i bëj thirrje PS dhe Kryeministrit Rama të përshpejtojë hapat e prishjes zyrtare të koalicionit me LSI, e cila jo vetëm ka dëmtuar rëndë imazhin e qeverisjes, por po dëmton rëndë edhe PS duke rekrutuar ish deputetë dhe drejtues të PS kundrejt pazareve.
Manjani nuk duhet të ndëshkojë bishtin e problemit, por kokën. Ai duhet të kishte shkarkuar menjëherë drejtorin e Burgut, një shërbëtor i LSI. Ai po e shkatërron institucionin e burgut të Shënkollit.
Po ashtu, historia e qeverisjes së LSI është një histori dështimesh e shkeljesh të rënda në Qarkun e Lezhës që vazhdon me administrimin e dobët të bashkisë, leje ndërtimi të dhëna duke shkelë ligjin, tender të manipuluar e plotë afera të tjera. Kjo është arsye që edhe pse LSI përqendrojë të gjithë fuqinë e saj, ajo e humbi betejën zgjedhore të 2015. Kjo humbje është një sinjal i qartë që PS duhet të distancohet sa nuk është koma vonë!
Pastaj siguria ne burg duhet te rregullohet edhe per banoret e rinj vip te politikes qe do te hyjne pas shtatorit per te vuajtur denimin per vjedhje e korrupsion.

E. Ndocaj

Leave a Reply