Sherefedin Shehu kandidaturë e gabuar e PD

Home » Aktualitet » Sherefedin Shehu kandidaturë e gabuar e PD

By edi on August 11, 2016. No Comments

13879301_1085920261489262_3325633965109335850_nNuk ka dyshime se Sherefedin Shehu është një intelektual dhe një person me vlera të rëndësishme. Megjithatë, nëse flasim politikisht për Sheferedinin mund të themi se është një zgjedhje e gabuar e PD! Këtë e them për disa arsye!

Së pari, Sherefedini nuk është një risi në politikën e Dibrës! Madje, mund të themi pa frikë se ai është një figurë e konsumuar politikisht pa prodhuar asgjë konkrete në shërbim të Dibrës. Sherefedini bën pjesë tek ata deputetë të zgjedhur të Dibrës që kanë dhënë pak ose shumë pak. Po ashtu ai bën pjesë tek ato përfaqësues të Dibrës që ka kaluar shumë pak kohë në Dibër dhe me elektoratit! Pra, këta lloj politikanësh apo deputetesh nuk kanë ndarë asgjë me banorët e Dibrës e janë shfaqur aty vetëm në kohë fushatash e për nevojë votash.

Po ashtu PD vazhdon të përsëris një gabim të së kaluarës ta importoj qytetarin e Peshkopisë nga jashtë. Pra, Peshkopia do të ketë, nëse Sherefedini zgjidhet, një kryetar Bashkie që jeton në Tiranë dhe rrogën e merr në Dibër.

Gabim tjetër i PD ka të bëj me ekuilibrat e forcave brenda në Peshkopi që varet nga numri i Popullsisë. Sherefedini ka lindur nga fshati Vlesh pjesë e njësisë administrative të Sllovës. Kjo njësi administrative edhe pse ka një rëndësi të jashtëzakonshme në historinë dibrane, ajo është shumë e vogël në popullsi në raport me vendalitë e Peshkopisë, apo të Maqellarës. Çdo të thotë kjo? Nëse PS nxjerr një kandidat nga Peshkopia, Maqellara apo nga fshatrat e tjera afër qytetit ata për të ruajtur pushtetin do e votojnë! Kështu, Sherefedini nuk është një kandidaturë e fortë dhe bindëse në Peshkopi!

 

Nga Alban Daci

Leave a Reply