Shqipëria ka nevojë për një ndryshim rrënjësor

Home » Aktualitet » Shqipëria ka nevojë për një ndryshim rrënjësor

By edi on August 4, 2016. No Comments

13754673_1072770062804282_1389619050124756789_nMë vjen keq për të gjithë të rinjtë shqiptar që takoj çdo ditë. Modeli i rinisë shqiptare nuk është ai i Lri, që kam përshtypjen se është modeli me i gabuar, sepse mendojnë të jetojnë, të bëjnë karrierë e të sigurojnë pushtet duke i kënduar “Shefit”, duke i bërë vota, duke bërë kamikazin.

Modeli i rinisë shqiptare është ai i të shkolluarve me vështirësi, që sorollaten lart e poshtë pa punë, sepse nuk kanë mik, nuk kanë të fortë, s’kanë bërë vota apo nuk kane para të blejnë një vend punë të merituar.

Të rinjtë e shqiptarët duhet të dinë, se vendet e punës shiten e këtë gjë më mirë se LSI nuk e bën askush në Shqipëri. Nëse ndonjë familje ka një djalë të talentuar dhe pa punë në shpi, borxhin duhet t’ia kërkoj LSI që krijojë modelin me të shëmtuar të nepotizmit dhe të politizimit maksimal.

Nëse, unë,  e kritikoj dhe do e kritikoj pafundësisht LSI, nuk e bëj për militantizem dhe për çmenduri, por kritikoj një sistem që ndëshkon meritokracine e burgos rininë.

Rinia shqiptare është një model suksesi në Botë e vetëm në Shqipëri nuk bën do “hajr”, nëse nuk është anëtarësuar tek LSI ose nëse nuk ka lekë te blej vendin e punës.

Shqiptaret nuk e kane idenë çfarë behet me punësimet në Shqipëri.

Nëse nuk ndryshon Shqipëria, rinia do te vazhdojë të  jetë e dëbuar.

Unë, luftoj për një rini të merituar dhe të respektuar.

Nga Alban Daci

 

Leave a Reply