Telefonata nga SHBA që ktheu me këmbë në tokë Ilir Metën dhe e kërcënoi të mos luajë me zjarrin

Home » Aktualitet » Telefonata nga SHBA që ktheu me këmbë në tokë Ilir Metën dhe e kërcënoi të mos luajë me zjarrin

By edi on August 2, 2016. No Comments

meteIlir Meta i ka prerë në besë të gjithë ditën e sotme, teksa është shprehur se opsioni i tij për një qeveri teknike kishte marrë fund që në mesnatën e 21-22 korrikut kur ishte miratuar me konsensusin maksimal të 140 deputetëve reforma zgjedhore.

I pari që e ka marrë vesh që Ilir Meta e ka shitur rëndë duka ia shuar ëndrrën për të ardhur në pushtet apo qeverisje sipas mënyrës së tij, me “procedurë” dhe pa votim, qyl fare, siç ka lëvizur tërë kohën në nivelet më të larta të Partisë Demokratike ashtu dhe të qeverisjes në këto 11 vite politike ka qënë kreu aktual dhe zyrtar i PD Lulzim Basha. Ai është ndjerë tepër i prerë në besë pasi kishte marrë garancinë nga Ilir Meta se do të gjente me çdo kusht votat për të rrëzuar Ramën dhe për të bërë një qeveri teknike ku dopminanca të ishte PD-LSI dhe të kishin të gjitha ministritë e rëndësishme për gati një vit në dorë për të vjedhur pasurinë e shqiptarëve siç e kanë pasure dhe e kanë gjithnjë zanat dhe për të vjedhur votat e shqiptarëve në një qeverisje të përbashkët më pas për vite e vite me radhë.

I dyti që është ndjerë shumë i prerë në besë ka qënë Koço Kokëdhima, i cili meqënëse është zemëruar shumë me Ramën që i hoqi titullin e “beut të Jugut, e la pa mandat deputeti pasi nuk e mbrojti në Gjykatën Kushtetuese. Kokëdhima ishte përgatitur për të qënë pjesë e qeverisë teknike, duke e shtuar gëzimin e rrëzimit të Ramës nga kryeministër dhe me një post ministri të rëndësishëm, ku për këtë kishte punuar fort madje me tërë arsenalin dhe të mediave të tij dhe atyre afër Metës madje dhe afër Berishës.

I treti i zhgënjyer është ish-Presidenti Rexhep Meidani, i cili mendoi se i erdhi nga qielli posti i kryeministrit të qeverisë teknike, siklurse i kishte ardhur ai i Sekretarit të Përgjithshëm të PS në vitin 1997 me Nanon në burg dhe kuartetin e nënkryetarëve të shitur te Berisha mes të cilëve dhe Ilir Meta, sikurse i kishte ardhur nga qielli posti presidenti të vendit të vitin 1997 dhe që mendonte se me këtë post do të mbyllte tërë hallet e tij dhe të familjes, së paku djalit për ta kthyer dhe një herë në dogana pasi i kishin mbetur punët përgjysëm.

Dhe i preri i madh në bezë është Sali Berisha, i cili jo vetëm që shpresonte të rrëzonte rivalin e tij të madh politik nga pushteti, i vetmi që e nxori nga politika, Edi Ramën por dhe të arrinte me shpresë të merrte dhe njëherë postin e Presidentit të Republikës dhe të rregullonte përfundimisht punët dhe pasuritë e fëmijëve, të cilët janë tepër të rrezikuar nga drejtësia dhe për shkak të papjekurisë së tyre dhe vjedhjeve të shumta që kanë bërë.

Po kush e detyroi Ilir Metën që të kthehej në origjinë, pra të priste në besë dhe të shiste të gjithë ata me të cilët kishte ngritur shumë endrra në qendër të të së cilave ishte largimi i Edi Ramës nga Pushteti?

Ka qënë një telefonatë nga Uashingtoni, jo nga Donald Lu që është me pushime, por nga Uashingtoni dhe me përforcimin e DEA-sa amerikane të antidrogës që e ka kthyer Ilir Metën me këmbë në tokë duke i thënë që të mos luajë me zjarrin, për të mos i mbajtur me shpresë më Berishën, Bashën, Kokëdhimën, Nishanin madje dhe Kaç Islamin. Menjëherë pas këtij mesazhin, Ilir Meta ka hyrë në dhomat e masazhit dhe prej andej ka dalë vërtetë me mendim tjetër: Jo qeveri teknike, koalicioni duhet të punojë më mirë në qeverisjen e vendit. Dhe për më tepër Ilir Meta duket sërish i “hyrë në ujë”, duke shfaqur dobësimin jo normal të tij. Ndërkohë që pritet të shkojë sërish shumë shpejt në SHBA për “vizitë”, “detyrim paraqitje”. Prandaj Meta i preu në besë të gjithë, megjithëse Edi Rama i kishte të 74 votat për të qeverisur vendin deri në zgjedhjet e verës së ardhshme dhe nuk lëviznin.

Leave a Reply