Turqia ka nevojë për vizionet perëndimore të Ataturkut

Home » Aktualitet » Turqia ka nevojë për vizionet perëndimore të Ataturkut

By edi on August 14, 2016. No Comments

Mustafa_Kemal_AtaturkTurqia është një shtet i madh që po kalon një periudhë të vështirë. Ajo po kalon momentet e krizës së identitetit. Sot, Turqia ka rrëshqitur drejt kahut radikal dhe drejt modelit aziatik të qeverisurit.
Shqiptarët janë themeluesit e Turqisë Perëndimore. Kjo dëshmon qartë identitetin e shqiptarëve dhe orientimin e tyre. Pra, shqiptarët jo vetëm që janë evropian, por vazhdimisht kanë dhënë kontribute për të evropianizuar të gjithë rajonin e Ballkanit. Shqiptarët kanë evropianizuar Rumunët, Grekët, Turqit e Sllavët.

Në Turqi simboli i evropianizimit ishin disa, por me të shquar për kontribute për modernizimin e Turqisë mund të cilësohen Sami Frasheri e Qemal Ataturku. I pari europianizojë Turqinë përmes kulturës dhe i dyti përmes shtetbërjes. Këto ishin vlera të rëndësishme që e rreshtuar Turqinë në rendin e shteteve më moderne dhe të zhvilluar. Ky model ishte konsideruar i shenjtë dhe bënte pjesë tek amanetet që duhet të kishte cdo brez që vinte.

Sot, Erdogan e sulmojë rëndë modelin perëndimorë të shqiptarëve të Turqisë e pasojë rënojë krejt imazhin e një shteti modern. Me pretekstin e Grushtit të Shtetit, ai arrestojë dy gjeneralët kryesor,  të dy ishin besnik të filozofisë së Ataturkut e të dy me origjinë shqiptare.

Po ashtu, dje me urdhër te Erdoganit u arrestua babai i Hakan Shukur, futbollistit të mirënjohur të Kombëtares turke me origjine shqiptare.
Pra, politika e Erdoganit kundër shqiptareve të Turqisë ngjan me politiken e Hitlerit kundër hrebrenjeve. Po ashtu politika e Erdoganit është antishqiptare e  pro ruse.
Shqiptaret janë 500 vjet pushtet në Turqi dhe Erdogan po gabon rëndë me këtë politikë antishqiptare. As Erdogani e askush nuk mundet të dëbojë e të burgos shqiptarët në Turqi. Është e turpshme që shtetit shqiptar heshtë.

Alban Daci

 

 

Leave a Reply