Bushati eshte Minister me votat e socialisteve. Ti rikthehemi Konsullates se Milanos.

Home » Aktualitet » Bushati eshte Minister me votat e socialisteve. Ti rikthehemi Konsullates se Milanos.

By edi on September 16, 2016. No Comments

FB_IMG_1472138161586Nga Alban Daci

Une, ashtu si mund te bej cdo shqiptar, me kritere paraqita kandidaturen time per Konsull te Pergjithshem ne Milano. Madje, paraqita dhe kriteret e mia.
Kisha vendosur te mos reagoja nese ai qe do te behej Konsull i Pergjithshem do i kishte kriteret me te mira se une.
Kriteret sipas Ministrit ishin ato te karrieres diplomatike te cilin parimisht e respektova edhe pse nuk eshte respektuar asnjehere.
Tani, t’i rikthehemi Konsullates: Konsullja e sapo emeruar nuk ploteson asnje kriter nga ato te karrieres diplomatike, sepse s’ ka punuar asnjehere ne sherbimin diplomatike, nuk ka punuar asnjehere ne administrate shteterore dhe nuk ka kriterin e studimeve sic e kam une, per Marredhenie Nderkombetare e Diplomatike te mbaruar ne Itali.
Nuk kam asgje personale me personin e meruar Konsulle, por e kam me Ministrin e Jashtem qe te dal publikisht e te jap sqarime per kete emerim dhe per kriteret e zbatuara.
Une, e di se sherbimi diplomatik eshte ne ditet e tij te mjerushme dhe kete e vertetoje skandali i Konsullates se Milanos qe u doreheq.
Po ashtu e di se sherbimi diplomatik eshte mbushur me gocat hallash, tezesh dhe me militante pa asnje kriter.
Une, s’ kerkova asnje favor, sepse kam kriteret e skam nevoje.
Megjithate, une do te jem ai qe kete beteje te sapo nisur do e perfundoje me doreheqjen e Ministrit.
Dikush e dikur me tha se nje pune si Konsull kushton 80 mije euro.
Po ashtu per nje specialiste ne konsullate kushton 35 mije euro.
Une, keto skandale do i vertetoj publikisht qe shqiptaret te shikojne e te degjojne se cfare behet ne sherbim diplomatik shqiptar.
Po ashtu do te vertetoj me ze dhe figure se Konsullja e re s’ka punuar asnjehere ne sherbimin diplomatik e ne administrate publike.
Bushate eshte bere minister me votat e socialisteve e ka mijera socialiste te ndershem qe me kritere meritojne te jene Konsull.
Bushati do te jap llogari per kete emerim.
Sa per mua, jam i ri dhe do te vij dita qe do te ballafaqohem me Bushatin e me siguri ky atehere s’ka per te qene askushi!

Leave a Reply