Daci-Bushatit: mos privatizoni institucionet!

Home » Aktualitet » Daci-Bushatit: mos privatizoni institucionet!

By edi on September 26, 2016. No Comments

fb_img_1474104112049
I nderuar z. Minister i Jashtem,

Se pari, uroj te jeni mire me shendet.
Se dyti, kam deshire t’i rikthehem ceshtjes se Konsullates se Pergjithshme.
Bera nje kerkese krejt legjitime, per te qene Konsull i Pergjithshem ne Milano.
Kjo erdhi pas skandalit, ku me ze dhe figure dolen abuzimet qe bente ishte konsullja znj. Luljeta bashke me stafin e tij.
I nderuar z. Minister, kam investuar ne formimin tim duke u diplomuar me shume sakrifica me yll per Marredhenie Nderkombetare e Diplomatike ne Universitetin e Genoves qe eshte nje nder me prestigjozet ne kete drejtim ne Europe.
Une, me merite, cilesi profesionale e me ambicie adhtu si ju dhe kushdo tjeter kam te drejte te bej karrier dhe t’i sherbej vendit tim.
Kerkesa ime ishte krejt e justifikuar se ka dhjete vjet qe ju sherbej marredhenieve italo-shqiptare.
Ju, me thate se nuk plotesoja kriteret, sepse kerkonit te vendosnit nje me karrier diplomatike.
Me te drejte kisha vendosur ta respektoja e do ta respektoja nese emerimi i ri do te plotesonte keto kritere.
Por, nuk eshte keshtu. Ju keni emeruar nje Konsulle te Pergjithshme qe s’ka asnje karrier diplomatike, as shteterore dhe qe prej 17 vitesh jeton ne Itali.
Ju, kete e keni bere pasi, burri i saj (kirurg) eshte mik me ju dhe Kryeministrin.
Kjo eshte e turpshme dhe e pafalshme, sepse nuk mund te privatizoni institucionet shteterore dhe nuk mund t’i privoni asnje te riu apo te reje te talentuar te drejten per t’i sherbyer vendit dhe per te bere karrier.
Une, jam 32 vjec. Nuk ndjej asnje lloj kompleksi inferioteti profesional apo intelektual ndaj jush e ndaj askujt.
Rrethanat ju kane mundesuar te jeni Minister i Jashtem! Ne keto bote rrethanat jane relative dhe nje dite gjerat mund te jene ndryshe.
Ju ftoj dhe ju sfidoj publikisht per kriteret e konsulles qe keni emeruar dhe kriteret e mia.
Bejeni nese jeni i ndershem dhe i vetedijshem ne vendimin qe keni marre!
Alban Daci

Leave a Reply