Dibra e “Droges” qe nuk votoje PD

Home » Opinione » Dibra e “Droges” qe nuk votoje PD

By edi on September 13, 2016. No Comments

FB_IMG_1472138161586Dibra e “Droges” qe nuk votoje PDPD, ne vend qe te bej nje analize te thelle me veten merr guximin t’i quaj dibranet njerezit e droges dhe te krimit.
Dibranet si asnjehere me pare e munden kandidatin e PD me me shume se 4000 vota diference.
Sigurisht ky ishte nje rezultate qe pritej per te gjithe ata qe e njohin Dibren.
Dibranet jane njerez fisnik, punetore qe nuk kane lene asnjehere edhe ne momente te veshtira pa i punuar tokat dhe i pa i mbjellur.
Historia e Dibres ne keto 25 vite eshte nje histori e dhimbshme. Dibres per shkak te ideologjise komuniste ju shkaterruan plantacionet e pafundme me fruta.
Dibranet ishin ata qe i kane dhene PD te gjitha shanset dhe respektet e pamerituara.
Sllova ne vitin ’94 priti plote shprese Sali Berishen, Maqellara ishte zona qe dikur Berishen e priti me red carpet nga ura e topojanit e deri ne Maqellar.
Ne 25 vjet Dibren e ka Qeverisur PD, e cila e la ne harrese, ne izolim dhe ne shfrytezim skllaveror.
Ne 25 vite ne Diber nuk u shtrua nje rruge, nuk u nderrua nje pllake ne bulevard e kjo per faktin se PD ishte e bindur qe edhe gomari po te vishej me flamurin e PD do te fitonte.
Sikur te mos mjaftonte kjo, PD qe akoma nuk ka dhene shpjegime, deshi tu importonte dibraneve nje kandidat qe jetonte ne Tirane e nuk mund te votonte as veten.
Jo vetem, po kandidati i PD ka humbur ne zonen e tij te origjines me nje diference prej 120 votash.
Ne fshatin e tij eshte ndeshkuar me 25 vota me shume.
PD deshi te perdor nje skandal, Shukriun per te mbuluar turpin e saj 20 vjecar ne Diber.
Ndoqa “Opinion” dhe po degjoja perfaqesuesin e PD tek sa thoshte se: sipas pritjeve te kandidatit te PD ne zona dhe sondazheve pritej fitorja e tij.
Me vjen keq per keta perfaqesues te PD qe o jane te painformuar ose jane te pandreqshem.
Ne te gjitha takimet e kandidatit te PD ka qene nje deshtim i vertete per nga pjesmarrja.
Mandje, ne Sllove qe eshte origjina e tij dhe ne Kala te Dodes e kane perzene fare.
Po ashtu sondazhi i publikuar e nxorri fitues kandidatin e PS me 12.4% ky eshte i vetmi sondazh i bere publik.
Historia e PD ne Diber eshte historia e nje grupi te urryer qe ne emer te pushtetit kane bere abuzime ne 20 vite e po ashtu ne emer te pushtetit kane sulmuar e kane luftuar qytetare te thjeshte.
Heqjen e asistencave sociale e ka aplikuar vazhdimisht PD ne Diber.
Kush nuk votonte PD nuk merrte as asistence sociale.
Luften e punesimeve e ka bere vazhdimisht PD ne Diber. Kush nuk votonte PD nuk gjente pune ose shkarkohej nga puna.
Te drejten e studimeve e kane pasur historikisht militantet e PD qe nga 92 deri ne 96 u shkolluan pa asnje lloj kriteri meritokracie.
Pra, PD ne keto zgjedhje mori ate qe kishte mbjelle ne keto vite tranzicioni.
Rezultati me 4000 vota me shume tregon qarte krize politike qe ka PD ne Diber.
Jo vetem kaq, por me importimin e kandidatit nga Tirane dhe me humbjen e zgjedhjeve mund te themi se nuk ka me PD ne Diber.
Nuk mund te blihen 4000 vota me shume ne nje rezultat kaq te thelle.
Po ashtu, aleanca e PD ne Diber ishte nje aleance pa asnje peshe elektorale e mund te themi edhe e urryer per shkak te disa karagjozeve qe as nuk jane dibrane e kane guximin t’i ofendojne publikisht dibranet ne miting.
Eshte e turpshme qe PD nuk ben analizen e saj, por ofendon dribanet. Keshtu s’ do te fitojne kurre.

A. Daci

Leave a Reply