Leter e hapur, Drejtuar: Presidentit te Republikes

Home » Aktualitet » Leter e hapur, Drejtuar: Presidentit te Republikes

By edi on September 17, 2016. No Comments

fb_img_1474104112049Leter e hapur

Drejtuar: Presidentit te Republikes

Nga Alban Daci

I nderuar Shkelqesia juaj President i Republikes,
Po ju shkruaj ju, sepse jeni Kryetari i Shtetit e garant i Kushtetutes.
Nuk e di sa jeni te informuar, por dua tu them, se sherbimi diplomatik eshte katandisur ne ditet me te keqija, nepotizem, mungese profesionalizmi e mos respektim kriteresh.
Besoj keni ndjekur ngjarjet e skandalit qe cuan ne shkarkimin e Konsulles se Pergjjtshme ne Milano.
Dua tu informoje se tashme eshte emeruar nje Konsulle e re per te ciler nuk jane respektuar fare kriteret.
Nuk eshte respektuar kriteri i karrieres diplomatike e po ashtu nuk eshte respektuar as kriteri i eksperiences shteterore.
Konsullja e re eshte emeruar aty per nepotizem.
Une, ashtu sic mund te bente nje shqiptar i diplomuar me maksimale per Marredhenie Nderkombetare e Diplomatike ne Itali, paraqita kandidaturen time per Konsull i Pergjithshem dhe nuk mu ofruar ky post, pasi sipas Ministrit te Jashtem nuk kisha karrier diplomatike.
E respektova me thene te drejten, por ne te njejten kohe, besoja qe personi qe do e mbulonte kete detyre do e plotesonte kete kriter.
Jo vetem qe nuk e ploteson kete kriter, por nuk ka as kriteret e tjera qe une i kam.
Kete leter nuk po ua shkruaj per te plotesuar nje kerkse personale timen qe mund te jete edhe e merituar, por per te rikthyer meritokracine e humbur ne sherbimin me te rendesishem te Shtetit, diplomacine.
Mijera djem e vajza te talentuar te diplomuar ne universiteter me prestigjoze te Botes, sillen rrugeve e nuk kane asnje mundesi tu sherbejne institucioneve shteterore.
Sherbimi diplomatik eshte kthyer ne nje cerdhe nepotizmi e militantizmi dhe profesionalizmi eshte tashme thjeshte ne enderr.
Shqiptaret sillen dyeve te kancelarive diplomatike pa arritur te marrin sherbimet e merituara.
Shkelqesia juaj President i Republikes, ju jeni Kryetari i Shtetit e simbol i Kushtetues perdorni keto cilesi per te rikthyer meritokracine ne sherbimin diplomatik.

Leave a Reply