Ndocaj-Komisionit Zgjedhor: Te bejme te mundur Voten e Emigranteve

Home » Aktualitet » Ndocaj-Komisionit Zgjedhor: Te bejme te mundur Voten e Emigranteve

By edi on September 29, 2016. No Comments

20160929_114909 20160929_145034

Deputeti Ndocaj i drejtohet seances plenare, por kete radhe me nje lajm te mire, sepse z. Taulant Balla, Kryetar i Komisionit Zgjedhor ka propozuar dhe ka vendosur te diskutohet mundesia e ushtrimit te drejtes se votes te emigranteve.
Sot, deputeti Ndocaj do i paraqes nje kerkese z. Balla, ne cilesine e Kryetarit te Komisionit te Reformes Zgjedhore, per te marre pjese ne mbledhjet e radhes dhe per te dhene arfumentet e tij per voten e shqiptareve qe jetojne jashte.
Ndocaj kerkon qe te jete me i sakt termi, pasi jashte shtetit nuk jetojne vetem shqiptare qe kane statusin e emigrantit, por ka mijera te rinje qe jetojne jashte per te kryer studimet, jetojne qindra profesioniste qe jane te angazhuar ne institucione shteterore ose jo si dhe ata qe jane pjese e sherbimit diplomatik.
Keto kategori per shkak te angazhimeve te tyre nuk munde te ushtrojne te drejten e votes, nje e drejte kushtetuese.
Ndocaj ka edhe nje propozim. Votimet jashte te behen ne selite diplomatike te shtetit shqiptar, me konkretisht ne Konsullata te Petgjithshme, qe tashme kane edhe sherbimin e gjendjes civile.

Leave a Reply