Politika imazhi sketerr i vendit!

Home » Aktualitet » Politika imazhi sketerr i vendit!

By edi on September 20, 2016. No Comments

FB_IMG_1472138161586
Eshte e turpshme qe politika shqiptare sterron imazhin e vendit. Po si? Duke perdorur cdo situate negative dhe duke perdorur tellall te mediave sipas orekseve te tyre politike. Ka me shume se tre vjet qe Shqiperia po paraqitet politikisht si viti me sketerr, si vendi me i pasigurt ne bote dhe si vendi me nivelin me te larte te prodhimit dhe te eksportimit te lendeve narkotike.
Ne cdo vend te Botes ka krim te organizuar, ka prodhim dhe eksportim te lendeve narkotike. Po ashtu ne cdo vend ka fenomeve mafioze. Shembulli me i mire se si politika duhet te perballoje krimin e organizuar dhe fenomenet negative eshte pikerisht Italia. Ky eshte vendi qe ka pasur ne territorin e saj disa nga grupet mafioze me te rrezikshme ne bote. Megjithate, Politika nuk e ka perdorur asnjehere as per te fituar terren politik, por as per te luftuar kundershtarin, por e ka perdorur si nje beteje te perbashket kunder te keqes.
Politika shqiptare po humb gjithnje e me shume kredibilitetin e saj e kjo ka ndodhur per faktin se edhe beteja te rendesishme te vendi nuk lufton parimisht, por thjeshte i perdor politikisht. Cdo te thote kjo? Eshte e turpshme qe perdoret politikisht nga Opozita dhe tellallet e saj politikisht rasti i Libanezit. Kjo nuk eshte nje rast politik. Ngjarje te tilla mund te ndodhin ne cdo vend te Botes per fat te keq.
Po perdor politikisht dhe ne menyre te turpshme po nga politika ceshtja e prodhimit dhe trafikimit te kanabisit. Kjo nuk eshte zgjidhja, sepse ky fenomen nuk ka lindur sot ne Shqiperi dhe nuk eshte faji i institucioneve aktuale. Prodhimi dhe trafikimi i lendeve narkotike varet nga nje seri faktoresh nderkombetar e kombetar nga ekonomik, sociale e ne fund edhe per rrethanat e nje sigurie. Po ashtu eshte edhe nje ceshtje trendy masivimi dhe perdorimi i saj qe ne moshat e adoleshences.
Po ashtu imazhi i Shqiperise po demtohet rende nderkombetarisht pikerisht nga politika e konkretisht nga Opozita dhe nga tellallet e saj ne media. Shqiperia per fat te mire nuk eshte vetem kanabis, po ashtu nuk eshte per fat te mire vendi i fatkeqesive te medha sic po paraqitet.
Eshte e turpshme qe imazhi i nje vendi rrenohet vetem per perdorime politike e per mekanizme pushteti. Roli i nje opozite nuk eshte vetem denoncimi, por edhe propozimet konkrete per te bere aksione konkrete per te luftuar prodhimin dhe trafikimin e lendeve narkotike.
Shqiperia nuk eshte vetem kanibas, nuk eshte vendi ku rrihet nje biznesmen ne rruge. Shqiperia eshte shume me kaq!

Nga Alban Daci

Leave a Reply