Ben Blushi, ky humbës ky humbës i madh!

14457486_1136061073141847_8860375664071877775_n
Pas letrës që shkruajti Ben Blushi, ku deklarojë largimin e tij nga PS, disa portale online po shkruajnë pa pushim për lajmin e mundshëm të krijimit të një subjekti të ri politik prej ti. Për fat të keq ose për koencidencë më shumë e po trajtojnë ato portale që njihen të djathta lajmin e krijimit të mundshëm të një subjekti të ri politik nga Blushi.
Madje, ishte njoftuar se lajmin e krijimit të partisë së re do e jepte sot rreth orës 17.00 vetë Blushi, por pak minuta më parë, përsëri një portal që njihet si i PD, na njoftojë se sipas burimeve të afërta të deputeti Blushi, partia është shtyre për me datë 10.
Titullin e kësaj analize e kam vendosur “Ben Blushi ky humbësh i madh”. Pse është humbës Blushi? Blushi ka filluar ta konsiderojë vetën me mburrje “deputeti rrebel”. Si kuptohet kjo? Pra, Blushi u larguar nga PS për shkak të një rebelimi personal, që ka ardhur si pasojë e një pakënaqësie po personale. Ku kuptohet kjo? Sepse, reagimet e tij kanë qenë më së shumti kritika kundër kryetarit Rama e po ashtu edhe kundër PS, por në asnjë moment nuk kemi parë që Blushi të ketë një alternativë, një platformë apo propozime për kritikat që bën.
Kjo dëshmon faktin se, Blushi për një rebelim personal po largohet nga PS, por pa pasur një platformë apo një alternativë konkrete se çfarë do të bëj për të ardhmen e tij politik. Disa zëra thonë se, Blushi do të krijojë një subjekt të ri politik të ekstremit të Majtë. A ka vend Shqipëria për një gjë të tillë? Shqipëria ka një histori të hidhur politikë për ekstremin e majtë. Po ashtu, Shqipëria ka hyrë në procese të rëndësishme euro-integruese që nuk pranojnë asnjë lloj forme ekstremizmi në sistemin politik e aq më pak edhe në Parlament.
Fakti që shpallja e partisë nuk u bë sot ashtu sic ishte njoftuar dëshmon se Blushi është në dilemë për ardhmen e tij politike e po ashtu edhe për krijimin e një partie të re. Vetë Blushi ka pranuar krijimin e Partisë së re dhe ka thënë se me partinë e re nuk do të bëj asnjë koalicion.
Më vjen keq që një person si Blushi me 15 vite politike nuk pranon realitetin e sistemit politik që ka krijuar vetë. Në këtë sistem politik asnjë subjekt i ri politik nuk ka shanse të marr një deputet dhe jo më për të ndryshuar sistemin apo modelin ashtu siç dialogon Blushi me fjalimet e tij nga foltorja e Parlamentit!
Çdo subjekt i ri në kushtet e Kodit Zgjedhor aktual ndëshkohet rëndë e për më tepër nëse del i vetëm në zgjedhje.
Së pari, nuk ka asnjë mundësi reale të mbroj votën, sepse nuk ka numërues duke mos qenë parti parlamentar.
Së dyti, pragu për deputet është shumë i lartë pa koalicion dhe ka mundësi të vogla përfaqësimi në Parlament.
Së treti, Shqipëria është një vend me një përqindje të lartë politizimi e shumica e votave garantohen përmes premtimeve për punësim. Këtë gjë nuk do të ketë mundësi ta bëj Blushi me Partinë e tij nga momenti që ka dëshmuar se nuk do të bëj koalicion me askënd.
Se katërti, Blushi shpreson se do t’i bashkohen socialistët e zhgënjyer. As kjo nuk ka për të ndodhur, sepse këtë të pakënaqur do të preferonin të shkonin tek LSI që i kanë të gjitha të garantuara, ose po ashtu tek PD, sepse është partia më e madhe opozitare e ka më shumë mundësi për të pasur pushtet. Së pesti, Blushi shpreson se do të bashkohet ndonjë deputet, qoftë edhe nga PS. As kjo nuk ka për të ndodhur, sepse zgjedhjet po vijnë e të gjithë deputetët mezi presin të rikonfirmohen në listat e partive të mëdha, ku kanë të sigurt fitoren.
A ka mundësi që një deputet i PS që rikonfirmohet më 6 mijë vota në koalicion të shkojë tek Blushi, ku pa koalicion të paktën duhet 8 mijë? Sigurisht që jo! Nga këto analiza Blushi është i vetmi humbës i madh i vendimeve të tij politike.

Nga Alban Daci