E vërtetë edhe pse e palogjikshme: Censurohen deputetët, sepse drejtuesit e Parlamentit duan të shikojnë futboll

14495286_1137927849621836_3056000044306912125_n
Mos e besoni po të doni, por është e vërtetë. Në një ditë mjaft të rëndësishme si ky rend i ditës së Parlamentit që duhet të diskutohej edhe pafundësisht për 6 ligjet e reformës në drejtësi, kryetari i Parlamentit shkurton listën e diskutantëve me motivimin se nuk kemi vetëm reformën në drejtësi, por edhe dy ndeshje futbolli. Mos e besoni po te doni, por deputeti Ndocaj përmes nje statusi në facebook, reagon për censurë dhe se kjo censurë ka ardhur për shkak se fillojnë ndeshjet e futbollit. Ndosja sot paradite kishte marrë një nismë të paprecedentë më parë në sallën e Parlamentit, duke shpërndarë në tavolinat e kolegëve, projektligjin e tij për Votën e Shqiptarëve që jetojnë jashtë. Po ashtu, sipas rregullores ai kishte prenotuar edhe mbajtjen e fjalës, ku do të diskutonte për reformën në drejtësi, ushtrimin e votës së shqiptarëve që jetojnë jashtë si dhe për respektimin e Kushtetutës. Siç duket për ata që drejtojnë Parlamentin, reforma në drejtësi, kushtetuta dhe vota e shqiptarëve që jetojnë jashtë kanë më pak rëndësi se ndeshjet e futbollit. Politikë bastesh futbolli!
Ja postimi i deputeti Ndocaj në faqen e tij zyrtare: