Emigrantët duhet t’i mbushin autobusët për partinë e tyre dhe jo për ata të Tiranës

received_667997843367524Realiteti me dëshirën apo aspiratën është shumë i ndryshëm. Të gjithë duam shumë gjëra që nuk ekzistojnë, por në fund jetojmë më ato që i kemi çdo ditë. Çdo të thotë kjo? Emigrantët do të donin dhe kanë të drejtë të votojnë, por kjo mund të jetë edhe e pamundur, sepse ata që e kanë në dorë nuk e duan e ndoshta do të gjejnë sebep se nuk kanë për ta bërë të mundur se kanë punë të tjera. Për shembull kanë të merren me sharje dhe ofendime në Parlament dhe për këtë arsye nuk kanë kohë të impenjohen seriozisht për votën e emigrantëve dhe ndryshimin e Kodin Zgjedhor.

Kjo nuk duhet t’i bëj emigrantët pesimistë si dhe të pranojnë të vazhdojnë të pranohen si numra nga partitë që janë në Tiranë dhe që kurrë nuk i kanë përfaqësuar në asnjë drejtim apo mënyrë. Zgjedhjet po afrojnë dhe shpejt përfaqësuesit politik të Tiranës do të trokasin në dyert e emigrantëve për të mbushur autobusët me e për t’i çuar në ditën e votimit në Shqipëri për të mbushur kutitë e votimit e për t’i mbajtur në pushtet.

Emigrantët nuk duhet ta lejojnë këtë gjë. Ka ardhur koha që ata të punojnë për vetën e tyre dhe për përfaqësimin e tyre. Hapi i parë dhe më i mirë është që emigrantët të gjithë, ose ata që kanë kohë, mundësi të organizohen në një parti të tyren dhe të votojnë për veten e tyre.

Koha është e mjaftueshme që emigrantët të krijojnë partinë e tyre e të hyjnë në zgjedhje me partinë e tyre që në listat e saj për deputetë duhet të ketë vetëm persona që jetojnë të paktën prej pesë vitesh si rezident në një vend të Europës dhe të SHBA apo Kanadasë.

Është krejt demokratike që emigrantët të shkojnë ditën e votimit në Shqipëri për të ushtruar të drejtën e votës, por këtë herë nëse janë të mençur dhe të vendosur kanë të gjitha mundësitë të votojnë për vete.

Krijimi i një partie politike nga emigrantët për emigrantët do të ishte një zgjidhje perfekte politike për emigrantët dhe për të gjitha çështjet që ata kanë duke përfshirë këtu edhe aprovimin e ushtrimit të drejtës së votës. Vetëm nëse emigrantët krijojnë partinë e tyre politike, mbeten të vendosur në qëndrimet e tyre dhe nuk pranojnë të shesin by… tek partitë e Tiranës, atëherë ata do të kenë mundësi reale të jenë faktorë dhe pjesë e vendimmarrjes.

Nga Alban Daci