Kur Bushati sfidon vetën dhe lëndon PS

dit-daci-420x236

Të qenit Ministër i Jashtëm, është pozicion i mirëfilltë politik që nuk të jep mundësi të jesh superior kundrejt asnjë qytetari e menefregist me kolegët e Grupi Parlamentar.

Çdo njeri që mbulon një postë politik, mbi të gjitha duhet të mundohet që me aksionet e tij të ruaj ekuilibrat politik brenda subjektit dhe jo vetëm.
Nëse nepotizmi nuk prish punë për këdo ministër deri në momentin që bëhet fjalë të lënduar padrejtësisht një qytetar të thjeshtë duke eliminuar nga gara e ndershme për vendin e punës e për t’i shërbyer vendin, kjo nuk mund të ndodh, kur interesat politike vlejnë me votën në Parlament apo edhe më shumë se kaq.
Ministrat në Shqipëri janë mësuar me punësime nepotike dhe në dikasteret që mbulojnë të vendosin ata që kanë për zemër, që ju shërbejnë pa pretendime.
Parimisht e kam dënuar gjithmonë formën e nepotizmit kundrejt çdo posti apo personi që mund të ushtrohet duke i hequr meritokracinë.
Megjithatë, eksperienca ka treguar se nuk mund e nuk duhet të sfidohet padrejtësisht asnjë deputet e për me tepër brenda Grupit.
Bushati mund të kenë idenë se deputetët janë qenie inferiore, janë shërbëtor të tij dhe të Partisë pavarësisht nëse nuk respektohen.
Megjithatë, Bushati është i ri në politikë dhe nuk i kupton ndoshta të gjitha, ose pushteti ja ka rritur aq shumë mendjen sa nuk sa çdo person që nuk gëzon pushtet e shikon si qenie inferiore. Meqë është shkodranë duhet me i thanë: Zoti ishallah të rrit mendjen edhe më shumë!
Nepotizmi i Milanos nuk do të zgjas shumë dhe pasojat politike shpresoj t’i kuptojë dhe t’i mbaj mbi supe.

Nga Alban Daci