Ndarja ne balliste e partizane eshte nje ndarje primitive

fb_img_1477333381682Mbetem gjithmone i idese se institucioni i Presidentes per shkak te natyres se tij, historikut, menyren e te zgjedhurit dhe dispozitave kushtetuese duhet respektuar.
Nuk kam qene asnjehere dakord me sulmet politike qe i jane adresuar Presidences ne keto vite.
Sado partite politike mundohen te argumentohen ne aksionet e tyre kunder Presidentit, interesat e tyre jane te njeanshme e kjo dihet boteresisht qofte me interpretimin politogjik ashtu edhe me interpretimin kushtetuese.
Partite politike jane grupe individesh qe perfaqesojne programe te caktuara, ide te caktuara e mbi te gjitha interesa te caktuara.
Nuk ka asnje fraze qe thote se Partite politike perfaqesojne interesin kombetar
Madje, ka parti qe kane perfaqesuar pakica kombetare e politika antikombetare sic eshte per shembull ajo e PBDNJ, qe hapur me shume ka perfaqesuar interesat e helenizimit se sa ato te vendit.
Per keto arsye te behen krahasime mes institucionit te Presidences, pavaresisht personin qe e mbulon kete detyre dhe partive politike eshte no sense.
Prandaj, gjithmone do i jap perparesi Presidences dhe Presidentit te Republikes se sa partive politike
Bera kete hyrje te nevojshme per te bere dallimin e nje ceshtje te turpshme qe eshte hapur keto dite mes ndarjes ne balliste e partizane. Kjo erdhi per shkak te faktit se presidenti Nishani pak dite me pare na dekoroje disa balliste e kjo ishte e papranueshme per disa politikane e parti politike.
Se pari, jo cdo person qe ka qene partizane ka luftuar dhe i ka sherbyer Atdheut.
Ka plote partizane qe s’kane luftuar asnje dite, ose kane luftuar duke bere krime civile e vllavrasje.
Nuk ka dyshime qe nje pjese e mire e luftes te partizaneve pas 43 e deri ne 46 ka qene edhe nje lufte per pushtet dhe si e tille eshte shoqeruar me vrasje brenda llojit e po ashtu edhe me vllavrasje duke eliminuar e debuar mjaft nacionaliste si per shembull Muharrem Bajraktari.
Po ashtu nuk ka dyshime se disa partizane kane bashkepunuar ngushte me jugosllavet duke vrare shqiptare e duke punuar kunder interesave kombetare.
Po ashtu nuk ka dyshime se ka pasur edhe balliste qe kane bashkepunuar me okupatorin, kane ngrene pula dhe nuk kane luftuar. Megjithate, nuk ka dyshime se tek Balli Kombetar ka pasur edhe figura shume te rendesishme te Kombit dhe elita ne planin e formimit intelektuale.
Mbarimi i Luftes se Dyte per shkak edhe te ndarjes se Europes ne dy blloqe ne Konferencen e Jales, beri te mundur te fitonin partizanet dhe te humbisnin ballistet dhe nacionalistet.
Fundi per keta do ishte i hidhur dhe pameshirshem e kjo ishte e nevojshme qe Enver Hoxha dhe klani i tij te kristalizonin pushtetin e tyre absolute.
Mora shembull nje intelektual e patriot si Muharrem Bajraktari, i cili pasi eshte rrethuar nga partizanet per ta eliminuar fizikisht, arrin fale fatit dhe trimerise te shpetoje e te largohet duke konsumuar pjesen tjeter te jetes ne ezil.
C’te keqe ka sot te dekorohet Muharrem Bajraktari kjo figure kaq karizmatike e patriotike e lene ne harrese sot? Asnje te keq s’ka!
Pas marrjes se Pushtetit dhe eliminimit te ballisteve e nacionalisteve, ata qe na u hoqen si fituesit e cliruesit e vendit, partizanet, filluan luften per pushtet dhe te eliminonin njeri-tjetrin.
Per 50 vite partizanet i moren te gjitha dekoratat e meritat, te gjithe titujt e nacionalistet apo ballistet nuk thane asgje.
Ndersa, sot nga merziten disa per dekorimin e disa ballisteve. Po pse keta nuk jane shqiptare? Po pse keta nuk e meritojne nje mirenjohje pasi u debuan, u eliminuan pa gjygje e pasi vuajten ne internime e burgje? Sigurisht qe e meritojne!
Gjate periudhes se Regjimit ndarja ne balliste-nacionaliste e partizane ishte e domosdoshme per te justifikuar pushtetin dhe ndarjen ideologjike.
Ndersa, sot, keto ndarje jane krejt te pakuptima dhe nuk i sherbejne askujt.
Presidenti eshte simboli i Unitetit Kombetare e dekoratat qe u ka bere ballisteve sherben per te bere nje pajtim kombetare dhe per te harruar plaget e Luftes II dhe po ashtu edhe krimet e Regjimit.
Madje, ne kete drejtim eshte bere shume pake.
Mora shembull Muharrem Bajraktarin, por ka plote figura te tjera kombetare qe meritojne dekorime e mirenjohje.

Nga Alban Daci